Maqedoni e Veriut

Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 329 të infektuar

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 15:09
Text size Aa Aa

Numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 9, teksa dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 329 dhe 12 persona janë shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i bëri me dije shifrat në një konferencë për mediat.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme njoftuan se duke nisur që sot, për shkak të rritjes së numrit të testimeve, statistikat ditore do të përmbajnë rastet e shënuara deri në orën 15:00.

Tregime të lidhura