Maqedoni e Veriut

Dy viktima dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 15/05/2020 - 14:01
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në Maqedoninë Veriore, 17 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 3 raste të reja, në Kumanovë-2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Manastir-1Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga COVID-19, shkruan KosovaPress.

Sipas qyteteve, 7 raste janë shënuar në Shkup, 6 në Kumanovë, dy në Prilep dhe një në Veles. Me statistikat e fundit, në RMV janë diagnostikuar me COVID-19, 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë shëruarve.

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedonia e Veriut janë shënuar edhe dy viktima duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur betejën me COVID-19 në vendin tonë në 97.

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një 89-vjeçar, i pranuar në spital me 4 maj. ISHP gjatë ditës së sotme ka regjistruar edhe një viktimë i cili ka ndërruar jetë me 13 maj në spitalin “8 shtatori” ndërsa ishte pranuar në spital më 15 prill. Që nga fillimi i pandemisë, në RMV janë realizuar gjithsej 20 548 testime për COVID-19.

Tregime të lidhura