Maqedoni e Veriut

28 qershori është data e propozuar për zgjedhjet në RMV, reagon SHBA

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 08:07
Text size Aa Aa

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns tha mbrëmë se për SHBA-në është me rëndësi që Maqedonia e Veriut të ketë sa më shpejtë, Qeveri dhe Parlament funksional. 

“Nga perspektiva e SHBA-së, është e arsyeshme që zgjedhjet të mbahen menjëherë sapo të lejojnë kushtet, duke pasur parasysh edhe shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.

Ne nuk parashikojmë krizë të re politike. Aktualisht ka qeveri teknike e cila duhej të jetë në pushtet në periudhë të kufizuar para zgjedhjeve.

Pandemia e paparë botërore detyroi shtyrjen e zgjedhjeve deri sa të lejojnë kushtet për ricaktimin e tyre. Qeveria teknike ka mandat të kufizuar dhe nuk ka Kuvend funksional", thuhet në deklaratën e ambasadores Bërns.

Qëndrimi amerikan vjen në kohën kur partitë politike nuk po arrijnë të merren vesh për datën e re të zgjedhjeve, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prillit u shtyjnë për shkak të krizës me COVID-19.

 

Tregime të lidhura