Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 150 raste të reja

Përditësimi i fundit: 27/06/2020 - 16:03
Text size Aa Aa
Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1086 testime për Covid-19, prej të cilëve 150 kanë dalë pozitivë, duke rritur numrin total të të infektuarve në 5906.  
 
Nëntë persona  ndërkohë kanë humbur jetën, prej të cilëve gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.
 
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 30 persona të shëruar.
 
Numri i pacientëve të shëruar në total është 2236, ndërsa vdekjet arritën në 277.
 
Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin tani është 3393.

Tregime të lidhura