Maqedoni e Veriut

COVID-19 mbetet agresiv në RMV, 9 të vdekur dhe 176 të infektuar

Përditësimi i fundit: 28/06/2020 - 16:22
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut po përballet me shtim të rasteve të COVID-19, ndërsa vijon të rritet edhe numri i viktimave.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 teste të dyshuara, ndërsa 176 prej tyre kanë rezultuar  pozitivë.  

Ndërkohë 9 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve, të shkaktuara nga virusi COVID-19. Rastet me humbje jete janë shënuar 7 në Shkup, 1 në Strugë dhe 1 në Tetovë.

Listës së të shëruarve nga COVID-19 i janë shtuar edhe 80 qytetarë.

Autoritetet politike dhe shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën si dhe të zbatojnë masat mbrojtëse, me qëllim pengimin e përhapjes masive të COVID-19.