Maqedoni e Veriut

Rihapet aeroporti i Shkupit, udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para fluturimit

Përditësimi i fundit: 29/06/2020 - 22:16
Text size Aa Aa

Pas më shumë se tre muaj e gjysmë aeroporti i Shkupit po bëhet gati për rifillimin e fluturimeve. Por kësaj here, ndryshe nga para pandemisë nën protokolle të rrepta sigurie.

Udhëtarët që do nisen nga aeroporti i Shkupit do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit për të kaluar gjithë protokollet. 

Drejtoria e aeroportit të Shkupit frikësohet se fillimi i punës do jetë shumë i vështirë për kompaninë private që menaxhon aeroportin.

Ndërkohë që kompanitë për të përballuar vështirësitë nuk do e zbatojnë rregullin për distancë në mes ulëseve të udhëtarëve, por sigurojnë se aeroplanët kanë sistem ventilimi që do të mbronte udhëtarët nga virusi.