Maqedoni e Veriut

Shkon në mbi 300 viktima bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, dynden spitalet

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 16:09
Text size Aa Aa

126 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga kryerja e 1 140 testeve. Rastet më të shumta janë regjistruar në Shkup me 66 raste.

Ndërkohë, 4 pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 302 persona. Nga ana tjetër, sipas të dhënave që bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik, vetëm sot 48 pacientë kanë lënë spitalin.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer mbi 60 mijë testime. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6 334, nga të cilët 2 475 persona janë rikuperuar kurse 3 557 raste mbete aktive.

Aktualisht, vetëm në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 92 pacientë, ku 43 prej tyre mbahen me oksigjen, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitale të tjera të vendit ndodhen të shtruar mbi 270 persona.

Në spitalin në Kozle, ku janë të shtruar 23 pacientë, mes të cilëve ndodhen katër fëmijë të prekur nga COVID-19 dhe që kanë simptoma. Spitali me numrin më të madh të pacientëve është spitali “8 Shtatori”, ku gjenden 140 persona të shtruar dhe mes tyre 11 janë me frymëmarrje respirator.

Tregime të lidhura