Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut do të dërgojë trupa në Kosovë

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 19:53
Text size Aa Aa

Republika e Maqedonisë së Veriut do të dërgojë një kontingjent ushtarak në Kosovë brenda fundit të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Shkup, sipas të cilës 45 ushtarë do të angazhohen përkrah trupave të misionit të KFOR-it.

Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtarja e 30-të e NATO-s më 27 mars dhe sipas Institutit të Studimeve Strategjike, aktualisht ka 8 mijë ushtarë në radhët e forcave të saj të armatosura.