Maqedoni e Veriut

COVID-19, Maqedonia e Veriut përgatitet për valën e vjeshtës

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 07:35
Text size Aa Aa

119 persona kanë rezultuar pozitiv në Maqedoni të Veriut, në 24 orët e fundit, ndërsa katër persona kanë ndërruar jetë. Shkupi ka ende numrin më të madh të pacientëve të infektuar. Maqedonia e Veriut po përgatitet për një valë të re të mundshme të coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se objekti i ri afër Klinikës së Pulmonologjisë dhe Alerologjisë në Shkup, përbëhet nga katër ambulanca, kabinete dhe dy dhoma të ndara për spitalet ditore në të cilat duhet të shtrohen pacientët.

Sipas Filipçes, ambulanca e lëvizshme me standardet më moderne për punë është jashtëzakonisht e rëndësishme për periudhën që vjen.

“Në muajt e vjeshtës, numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive rritet dhe për këtë arsye ne veçojmë plotësisht pacientët që kanë simptoma të mushkërive nga të gjithë pacientët e tjerë”, - tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Për të realizuar planin për reparte të vogla infektive për pacientët me coronavirus, Filipçe ka takuar ekspertë të Bankës Botërore, në mënyrë që projekti të financohet me një kredi nga ky institucion.

Tregime të lidhura