Maqedoni e Veriut

Pandemia e COVID-19 ul atmosferën e festës së Kurban Bajramit në RMV

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 14:21
Text size Aa Aa

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar rrënjësisht edhe festimin e festave në Maqedoninë e Veriut. Një ndër festat më të mëdha të myslimanëve, ajo e Kurban Bajramit, po festohet më qetë dhe më në hije se viteve të tjera. 

Për shkak të pandemisë, nuk u mbajt as manifestimi qendror. Ndërsa namazi i Kurban Bajramit zgjati vetëm 15 minuta, me protokolle shëndetësore për distancë dhe maska. 

Në shumicën e xhamive kapacitetet ishin reduktuar, dhe besimtarëve iu sugjerohej që të falen në oborret e xhamive. 

Ceremonia e leximit të Kur’anit dhe ilahive është larguar këtë vit për shkak të kohës së limituar, ndërsa arsye shtesë është se kryetari i Bashkësisë Islame ditë më parë rezultoi pozitiv me  coronavirus.

Të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë kanë bërë thirrje për festim të denjë dhe pa grumbullime të mëdha.