Maqedoni e Veriut

7 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, viktima më e re 27 vjeç

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 16:59
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 7 pacientë me coronavirus duke e çuar në total numrin e viktimave në 493 persona.

Mes viktimave që kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit bën pjesë dhe një person vetëm 27 vjeç nga Manastiri.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së fundit janë kryer 1.621 testime nga të cilët 138 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID -19. Deri më tani, në total janë kryer 103.938 teste të COVID -19.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se, 144 pacientë të rikuperuar kurse në total numri i pacientëve të shëruar është 6.698 persona.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 10 891 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.700 persona.