Maqedoni e Veriut

Pesë të vdekur dhe 142 raste pozitive në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 11/09/2020 - 15:43
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut ka regjistruar pesë viktima gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nga kryerja e 1 542 testeve kanë rezultuar pozitivë 142 persona.

Deri tani vendi fqinj numëron 642 viktima në total që prej nisjes së pandemisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së fundit Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se 98 pacientë kanë lënë spitalin.

RMV deri tani ka kryer mbi 163 mijë teste nga ku janë zbuluar 15 555 raste pozitive. Numri i të shëruarve ka shkuar gati në 13 mijë, kurse aktive mbeten 19 19.