Maqedoni e Veriut

Katër të vdekur dhe 37 raste pozitive me COVID në RMV

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 15:40
Text size Aa Aa

Katër vdekje dhe 37 raste të reja pozitive janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 652 persona.

Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 464 testeve.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 131 pacientë të rikuperuar nga virusi.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 166.356 teste të Covid-19 në RMV.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar që nga fillimi i epidemisë është 15.827 persona.

Numri i pacientëve të rikuperuar ka arritur në 13.315, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.860.