Maqedoni e Veriut

Nis punën kuvendi në RMV, miratohet përbërja e komisioneve, konsensus për zgjedhjen e kryetarëve

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 12:42
Text size Aa Aa

Kuvendi i Maqedonise se Veriut ka filluar seancën për formimin e 20 komisioneve parlamentare të legjislaturës së re dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut.

Më pas Kuvendi do të mund të nisë me procedurat për sjelljen e ligjeve, sipas paralajmërimeve që nga java e ardhshme.

Përbërja e komisioneve kaloi edhe në Kuvend për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte theksuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve.

Pas zgjedhjeve të 15 korrikut, në legjislaturën e re ka 32 deputetë shqiptarë. Koalicioni mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44 deputetë, BDI-ja 15 deputetë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipëtarët dhe Alternativa morën 12 deputetë, E majta dy deputetë dhe PDSH-ja një deputet.

Kabineti qeveritar në Maqedonisë së Veriut ka 19 ministra, prej së cilëve 8 janë shqiptarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm ku për herë të parë që nga pavarësimi i vendit drejtohet nga shqiptarët.

Gjashtë ministra shqiptarë vijnë nga BDI, ndërsa nga një prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.

 

Lexoni gjithashtu:

Protesta në RMV kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Qeveria e re në RMV, për herë të parë kabineti qeveritar përbëhet nga tetë ministra shqiptarë

Ministri i Ekonomisë në RMV: Autostradat Kërçovë-Ohër-Qafë Thanë dhe Shkup-Bllacë gati brenda 2 viteve

Tregime të lidhura