Maqedoni e Veriut

Dy të rinj 23 dhe 29 vjeç mes nëntë viktimave nga COVID-19 në RMV

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 15:12
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka pasur 9 vdekje dhe 98 raste të reja me COVID-19, që janë identifikuar nga kryerja e 1 404 testeve.

Bashkë me nëntë jetët e humbura gjatë ditës së fundit, vendi fqinj numëron deri tani 661 viktima.

Në rastet e fundit ajo që bie në sy është prania e dy viktimave me moshë të re, 23 dhe 29 vjeç.

Gjithashtu ka ndërruar jetë dhe një pacient 44 vjeç dhe një tjetër 52, kurse të tjerët janë të moshës 60 e sipër.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 pacientë të shëruar. Aktualisht në RMV mbeten 1 846 raste pozitive.

Në total janë kryer mbi 167 mijë testime nga ku gati 16 mijë persona kanë rezultuar pozitivë.