Maqedoni e Veriut

Komisioneri Varhelyi nis vizitën e tij në Shkup

Përditësimi i fundit: 07/10/2020 - 11:36
Text size Aa Aa

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi nisi mëngjesin e së mërkurës vizitën e tij në Shkup.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se “i paraqiti kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut raportin vjetor dhe planin ekonomik dhe të investimeve”.

“Ne duhet të përqendrohemi në mënyrë që plani të implementohet dhe të ketë ndryshime të tërësishme në vend që gjatë viteve të ardhshme,” – shkroi Varhelyi në Twitter.

Vizita e zyrtarit të lartë është në vazhdën e takimeve që ai pritet të zhvillojë këtë javë në Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantojë raportin vjetor dhe planin e BE-së për rajonin. Pas vizitës në Shkup, Varhelyi pritet të udhëtojë drejt Tiranës ku do të ketë takime me krerët e politikës në vend, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha si dhe trupën e vettingut në kuadër të reformës në drejtësi.

Tregime të lidhura