Maqedoni e Veriut

Gjashtë viktima dhe 535 raste të tjera me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Përditësimi i fundit: 15/10/2020 - 18:23
Text size Aa Aa

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan të enjten për 6 viktima dhe 535 raste të tjera me COVID-19 të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve të diagnostikuara ka shkuar në 22,171 ndërsa ai i viktimave në 915.

Prej nisjes së pandemisë autoritetet kanë kryer mbi 211 mijë teste, ndërsa së fundmi kanë rikthyer disa masa kufizuese në mënyrë që të parandalojnë prirjen përkeqësuese të situatës.

Tregime të lidhura