Maqedoni e Veriut

‘Prej tri javësh, 30 për qind e testeve COVID dalin pozitive’, mjeku nga RMV: Pritet përkeqësim i gjendjes

Përditësimi i fundit: 20/11/2020 - 09:32
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut diskuton shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditët e ardhshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, me shifrat e të infektuarve që kanë kaluar 1000 të prekur në ditë.

Propozimin e bëri presidenti Stevo Pendarovski, i cili i kërkoi kreut të ekzekutivit që sa më shpejt të jetë e mundur të mbledhë kabinetin dhe ta votojë.

Gjendja e krizës nënkupton daljen e ushtrisë në rrugë dhe vënien në dispozicion të të gjithë kapaciteteve të spitaleve private në luftën kudër COVID. Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut shpallet gjendje krize në gjithë territorin e vendit.

Mjeku nga Kërçova Genc Selmani tha se situata në Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndë dhe pritet të përkeqësohet më tej në javët në vazhdim, ndërsa aktualisht prej tri javësh, 30 për qind e testeve për coronavirus dali pozitive.

Sipas tij, një pjesë të fajit për këtë situatë e cila nisur nga shifrat në rritje pritet të përkeqësohet në javët në vijim e ka keqmeanxhimi, veçanërisht nga ana e komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Në RMV si asgjkund tjetër në rajon ndodh një situatë e tillë. Këtu një dozë të fajit e ka keqmenaxhimi,  sidomos nga ana e komisionit për sëmundje ngjitëse. Fatkeqësisht ky komision që kur kanë mbaruar zgjedhjet është i politizuar dhe kjo situatë ishte e pritshme.

Qendra COVID duhet të ishin improvizuar më para. Masat që paralajmëron qeveria tani duheshin ndërmarrë më parë, duke pasur parasysh se kemi një sistem shëndetësor që i ka ezuruar kapacitetet”, tha mjeku, teksa theksoi se sistemi shëndetësor në RMV tashmë është në kolaps të plotë.

 

Lexoni gjithashtu:

Pandemia Covid-19, presidenti i RMV-së propozon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Në vrap për një jetë më shumë|Kapacitetet e tejmbushura në RMV, mjekët garë me kohën

Tregime të lidhura