Maqedoni e Veriut

Dorëzohet Mijallkov: Kisha simptoma të Covid, s’e dija se po më kërkonin

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 17:29
Text size Aa Aa

Ish-drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov është paraqitur papritur sot rreth orës 16:45 në Prokurorinë e Shkupit me vetë dëshirë, siç tha ai për të pranuar vendimin për paraburgim shtëpiak.

Mijallkov deklaroi për një televizion maqedonas se ka pasur simptoma të Covid19 dhe është futur në izolim, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm ka kuptuar se po kërkohet nga policia e vendit dhe ajo ndërkombëtare.

Ai tha se nuk e ka ndërmend të arratiset dhe është në dispozicion të organeve të drejtësisë. Gjykata këtë të premte duhet të shqiptojë aktvendimin për përgjimin ilegal në Maqedoninë e Veriut, ku Mijallkov është i akuzuarit kryesor.

Ai ishte i pakapshëm për policinë që nga dita e diel. Përkundër urdhër arrestit vendor dhe ndërkombëtar, Mijallkov u paraqit vetë në prokurori, pa u hetuar nga policia.

 

Lexoni gjithashtu:

RMV, arratiset ish-shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov, akuzohet si përgjegjës i skandalit të përgjimeve