Me pak fjalë

Hasimja: Kryetarët i trajtojnë partitë si prona private

Përditësimi i fundit: 13/10/2020 - 21:27
Text size Aa Aa

“Lëvizjet e partive politike me njerëz të rinj japin imazhin e një partie pronë të pronarit, dhe pasi pronari e siguron pronën fton edhe të tjerët”.

Kështu e komentoi Ermal Hasimja, për Neritan Sejaminin në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania, përpjekjen e Kryeministrit Rama dhe partive të tjera politike për kooptimin e figurave të reja, pa kontribut në parti.

“Thithja e personave të rinj në parti është një lëvizje e besueshme për njerëzit, për atë publik që ka interesa të lidhura me partitë politike.

Një person vetëm duke bërë një analizë minimale të klimës dhe qeverisë do të kishte dyshim për këtë lëvizje.

Një kategori njerëzish joshen nga hapje të tilla. Në një moment të ofrohet një pozicion në politike dhe joshesh, duke harruar standardet morale”, shtoi Hasimja.

Pyetjes nëse Rama do ta fitojë për të tretën herë elektroratin gri, Hasimja ju përgjigj se:

“Elektrorati gri nuk joshet lehtë nga Rama në krahasim me dy mandatet e para, ku njerëzit e mbanin mend vetëm për çorapet me ngjyra”.

 

Lexoni gjithashtu:

Tre lëvizjet e Ramës për spastrimin e PS-së

Rama nga rilindas në rindërtues

Tregime të lidhura