Me pak fjalë

Shqipëria e fundit në Europë për përqindjen e popullsisë së testuar për Covid-19

Përditësimi i fundit: 21/10/2020 - 21:21
Text size Aa Aa

Teksa numri i të infektuarve, të shtruarve në spital dhe i viktimave me Covid-19 po rritet çdo ditë, Shqipëria vazhdon të të bëjë shumë pak testime tek qytetarët.

Krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve. Në emisionin e së mërkurës ‘Me pak fjalë’, në Euronews Albania, Neritan Sejamini bëri një analizë të situatës së

testimeve. Testimi ka qenë prioriteti kryesor i rekomanduar nga OBSH. Testimi i lartë ka qënë strategjia kryesore e përdorur dhe nga të gjitha vendet perendimore.

Por qeveria Rama zgjodhi që në fillim të testonte pak dhe e ka ruajtur ende këtë qasje. Shqipëria ka kryer relativisht pak testime që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot, janë bërë rreth 111 mijë testime, ose afërsisht sa 3,87 për qind e popullsisë. Përqindja e popullsisë së testuar mendohet të jetë më e ulët se as pasi ka njerëz që e kanë bërë më shumë se një herë testin.

Ky është niveli më i ulët i testimeve në Evropë. Shqipëria kryen afërsisht 39 testime për çdo 1 mijë banorë, sërish raporti më i ulët i testimeve në rajon.

Për të kuptuar se sa pak testojmë le të shohim disa krahasime ilustruese: Për të arritur nivelin e testimeve të Italisë, do të duhet të kishim bërë deri tani rreth 640 mijë mijë testime, por kemi bërë vetëm 110 mijë.

Për të arritur nivelin e Danimarkës, do të duhej të kishim bërë rreth 2,3 milionë testime. Sipas OBSH-së, një sistem testimi efikas, duhet të arrijë të testojnë 10- 30 personave për çdo 1 person të infektuar. Ndërsa Shqipëria teston vetëm 6 persona të tjerë për çdo person të infektuar.