Me pak fjalë

Altin Hoti: Prioriteti i qeverive shqiptare duhet të jetë investimi në arsim

Përditësimi i fundit: 22/10/2020 - 21:22
Text size Aa Aa

“Borxhi që ka Shqipëria është një minë e fshehur që nëse shpërthen do të ketë pasoja si të Greqisë dhe të vendeve të tjera të BE-së”, u shpreh Altin Hoti, profesor i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, për emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

Ai sqaroi se: “Situata ekonomike e vendit duke i shtuar pandeminë, e kthen borxhin në një nga elementët më të rëndësishëm që duhet të menaxhuar, nga qeveria aktuale ose ato në vazhdim.”

Zoti Hoti deklaroi se borxhi do të krijojë krizë për mospagesën e borxhit të jashtëm, në zhvlerësimin e aseteve apo në mbylljen e bizneseve.

“Për të menaxhuar sa më mirë borxhin duhet që qeveria të jetë transparente, të investojë në projekte që sjellin punësim dhe të riorganizojë politikën fiskale,”u shpreh ai.

Profesor Hoti theksoi rëndësinë e investimit të qeverisë në edukim dhe ngritje kapacitetesh kërkimore, si një mënyrë për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të ndaluar ‘rrjedhjen e trurit’.

“Lufta aktuale në botë bëhet për zhvillimin e novacionit dhe teknologjisë.

Në këtë lloj kuadri po i orienton fondet e marra nga nafta drejt zhvillimit të kapacietetve në universitete, thithjen e stafeve akademike të huaja për të qënë gati për një botë e cila do të jetë pa naftë dhe do të ketë nevojë për konkurrueshmëri, përveç në tregti të thjeshtë”, përfundoi Hoti.