Me pak fjalë

Godole: Në 1990 ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit dhe të fajit

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 22:29
Text size Aa Aa

Të njëjtat elita që kishim gjatë regjimit komunist patëm edhe në regjimin e ri.

Kështu u shpreh Jonila Godole në emisionin “Me Pak Fjalë” ndërsa foli për mosndëshkimin e krimeve të komunizmit.

Dhjetëra mijëra krime, vrasje, internime, gjatë regjimit komunist nuk u ndëshkuan me ardhjen e sistemit të demokracisë.

“Në 1990 ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë të krimit dhe të fajit”, u shpreh Godole.

Sipas saj kjo kulturë u trashëgua edhe gjatë 30 viteve të fundit ndaj elitave politike të cilat siç tha ajo “vazhduan në regjimin e ri në të gjitha fushat duke u mbajtur pas rrjetit që kishin krijuar”.

“Përse ato duhet të jenë të interesuar që të ketë një zbardhje të së shkuar kur kanë qenë bashkë arkitekt të atij sistemi” u shpreh Jonila Godole.

Gjatë diktaturës komuniste u vranë rreth 6800 persona, 1 mijë humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit.

Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.

Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar për ngritjen e infrastrukturave të vendit dhe në bujqësi.

Pavarësisht kësaj dhune askush nuk u mbajt përgjegjës.

Ndiqni emisionin e plotë:

 

 

Lexoni gjithashtu:

Krimet e komunizmit, asnjë kujtesë për mijëra të vrarë dhe internuar