Pikëpamje

Kryeministri holandez Mark Rutte: ''Përse pedaloj për në punë''

Përditësimi i fundit: 30/01/2020 - 14:17
Text size Aa Aa

Binnienhof, kështjella gotike në zemër të Hagës, ku ndodhet edhe parlamenti dy-dhomësh i Holandës dhe që sheh nga ligatina Hofvijer është mjaft tërheqëse.

Nuk është çudi që kryeministrit holandez Mark Rutter i shijon rrugëtimi për në zyrë. Kohët e fundit ai ka pedaluar.

“Nuk e kisha përdorur biçikletën shpesh në 10 vite. Por në dy vitet e fundit, kisha përsëri një biçikletë dhe kur koha është e mirë, pedaloj për në zyrë nga ajo rrugë,” tha ai në Forumin Ekonomik Botëror.

Mania për çiklizëm

Qytetarët holandezë njihen në mbarë botën për dashurinë e tyre ndaj çiklizmit. Në vitin 2018, Holanda kishte më shumë biçikleta sesa njerëz: raporti ishte 27 milionë me 17 milionë. Më shumë se një e katërta e të gjithë udhëtimeve në vend bëhen me biçikletë, ku një e katërta e këtij çereku janë udhëtime për të shkuar në punë, ashtu siç bën edhe kryeministri Rutte.

Ai shpjegon këtë traditë që vazhdon prej kohësh: “Qytetarët holandezë e dashurojnë çiklizmin sepse ne jemi një vend i vogël. Duhet të shkojmë nga vendi A në vendin B. Dhe patjetër makina është një mundësi, por këtu duhet marrë parasysh trafiku, si dhe ndikimi i tij në mjedis. Që në kohët e hershme, pothuajse që prej fundit të shekullit 19, jemi mësuar të përdorim biçikleta”.

The Hague Netherlands Binnenhof 01

Mundësuar nga infrastruktura

Peizazhi fushor i vendit është i përsosur për udhëtime me dy rrota. Por gjithashtu Holanda e ka hartuar me kujdes infrastrukturën e transportit në mënyrë që të nxisë çiklizmin.

Ekzistojnë më shumë se 35,000 kilometra korsi biçikletash dhe në qytetit e Utrehtit ndodhet parku më i madh nëntokësor në botë i biçikletave.

Rutte pohon se i ka bërë përshtypje mirëfunksionimi i sistemit: “Isha i mrekulluar me numrin e semaforëve të biçikletave dhe korsive që kemi – më tepër seç ishin 10 vite më parë”.

“Ato nuk i shohim vetëm në qytet, por edhe në periferitë ndërmjet qyteteve, që e bën udhëtimin me biçikletë të sigurt dhe të lehtë, veçanërisht për fëmijët që shkojnë në shkollë”.

E shëndetshme për njerëzit dhe për planetin

[instagram_feed=By0o1KUImHw]

Përfitimet shëndetësore të çiklizmit njihen tashmë: Ai ul rrezikun e sëmundjeve, si diabeti apo të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe ndihmon në mirëqenien e trurit.

Një studim i kryer në vitin 2015 thotë se në Holandë parandalohen më shumë se 6000 vdekje vetëm si rezultat i çiklizmit, ndërsa pedalimi shton 6 muaj në jetëgjatësinë mesatare.

Kjo i kursen ekonomisë së shtetit më shumë se 20 milionë dollarë në vit.

Përfitimet mjedisore janë gjithashtu të jashtëzakonshme: kalimi i mjetit të transportit nga makina në biçikletë kursen çlirimin e afërsisht 150 gramëve dioksidit të karbonit për kilometër, sipas një analize të bërë nga Instituti Holandez për Politikat e Transportit.

Siç thotë edhe Rutte, “I gjithë sistemi po i shtyn njerëzit të përdorin këtë alternativë të shëndetshme të transportit”.