Nëse pandemia nuk e bashkon dot lindjen dhe perëndimin e Europës, atëherë çfarë mundet?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diplomacia e ndërlikuar e vaksinave në Europën qendrore është kthyer në edhe më thumbuese, teksa Republika Çeke dëboi 18 diplomatë rusë pas pretendimeve për përfshirjen e agjentëve në shpërthimin vdekjeprurës në një depo municionesh në 2014 në Çeki.

Marrëdhëniet diplomatike me Moskën u përkeqësuan kur sapo kishin nisur bisedimet e planifikuara me zyrtarë çekë për prokurimin e vaksinës ruse anti-COVID, Sputnik V.

Më herët gjatë marsit, prokurimi njëanshëm i dy milionë dozave të Sputnik V, vaksinë që nuk është miratuar nga BE nga ish-kryeministri i asokohe Igor Matovic, nxiti një krizë të thellë politike dhe i kushtoi atij postin e ekzekutivit.

Në fillim të pandemisë, kishte me të vërtetë shpresë se kriza e përmasave të paprecedent do të nxiste qeveritë e BE që të vepronin të bashkuar mbi objektiva politike kyçe si rimëkëmbja, me një strategji të përbashkët vaksinimi në krye të listës.

Por ndasia e vjetër perëndim-lindje e BE është rishfaqur me një hov të ri teksa shtetet e Europës qendrore ndjekin strategjitë e veta të vaksinimeve.

Një sërë qeverish të Europës qendrore kanë zgjedhur strategji të kombinuara vaksinimi, duke marrë edhe doza nga Kina e Rusia, përveç atyre të BE.

Në rajonin e Vishegradit, Hungaria ka qenë ndër të parat që nisi strategjinë e kombinuar, duke vaksinuar shumë qytetarë me Sputnik V. Kryeqytete të tjera të Europës qendrore ose kanë hyrë në bisedime me Rusinë dhe Kinën (Republika Çeke dhe Polonia), ose i kanë blerë tashmë dozat (Sllovakia).

Rendja pas vaksinave që nuk kanë marrë dritën e gjelbër nga rregullatori i BE për barnat vjen si pasojë e një sërë faktorësh.

Përtej situatës së përkeqësuar epidemiologjike, kjo erdhi si pasojë e dështimit të vendim-marrësve kombëtar për të siguruar më herët vaksina nga BE. Tempoja letargjike e vetë BE në programin e vaksinimeve – duke përdorur vetëm vaksina të prodhuara në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara – i ka bërë vaksinat ruse dhe kineze të duken si një rrugë alternative më e shkurtër për të siguruar dozat kaq të domosdoshme.

Teksa rajoni ia doli të mbajë larg më së miri valën e parë të pandemisë një vit më parë, në të dytën kanë regjistruar shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë në raport me popullsinë e tyre.

Sipas shifrave të fundit, COVID-19 i ka marrë jetën të paktën 67,073 polakëve, 29,213 çekëve, 27,358 hungarezëve e mbi 11,647 sllovakëve.

Disa liderë të Europës qendrore shprehen se janë pro blerjes së vaksinave “përtej arsyeve gjeopolitike”. Kjo formë diplomacie vaksinash skizofrene pasohet me thirrje edhe më të larta për “strategjinë sovrane” të BE, idenë e një Europe më të fortë e sovrane si brenda ashtu edhe jashtë. Në të njëjtën kohë, qasja po shpërdoron kapitalin e brendshëm politik në shtete si Sllovakia, duke zbehur vëmendjen e liderëve për të shpëtuar jetë dhe duke minuar rimëkëmbjen e unionit.

Më herët gjatë pandemisë, ndasitë u theksuan edhe më tej kur Hungaria dhe Polonia bllokoi paketën e rimëkëmbjes prej 1.8 trilionë eurosh të Bashkimit Europian pasi unioni kërkonte që qasja ndaj fondeve të jepet në varësi të respektimit të shtetit të së drejtës nga secili vend anëtar.

Marrëveshja u mbajt peng për javë të tëra si rezultat i drejtpërdrejt i vetos. Mosmiratimi nga Budapesti dhe Varshava i këtij mekanizmi që siguron respekt të barabartë për vlerat europiane nxiti shqetësime serioze nëse marrëveshja do të arrihej ndonjëherë.

Në panoramën e madhe të ngjarjes, BE bëri mori përsipër barrën më të madhe për t’i dhënë një formë ndryshe veglave që kishte në dispozicion për ta luftuar më mirë pandeminë. Një shembull parësor është dakordësimi për një borxh të përbashkët dhe largimi përtej tabusë së “corona bondeve”. Në këtë kuptim, pandemia mund ta ketë sjellë Europën më pranë aksit jug-veri, duke eliminuar pjesërisht diferencat midis kursimtarëve verior dhe dorëlëshuarve të jugut.

Me një model ekonomik të vjetruar dhe e ngecur në grackën e të ardhurave të mesme, Europa qendrore mund ta konsiderojë veten me fat që ka përfituar nga grante kaq të forta nën ombrellën e programit të rimëkëmbjes së BE, motorit kryesor të fondeve të rimëkëmbjes. Kjo qëndron edhe më e vërtetë përballë stimujve fiskal kombëtar relativisht të ulët dhe mbështetjes së dobët nga individëve dhe kompanive në këto shtete.

Ekonomitë e Hungarisë, Sllovakisë, Çekisë dhe Polonisë ishin ndër më të goditurat në fillim të pandemisë, me humbje ekonomike që shkojnë respektivisht rreth 13.7%, -12.1%, -10.8%, -8.0% për çdo vit, në katër mujorin e dytë të vitit 2020.

Ndasia e Bashkimit Europian midis vendeve anëtarëve që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe palët perëndimore është prej kohësh “thembra e Akilit”, duke dobësuar kështu unionin si në politikat e brendshme ashtu si edhe në përgjegjësitë në fushën gjeopolitike.

Opinionet e shprehura në artikujt e kategorisë “Pikëpamje” përfaqësojnë vetëm autorin.

Sona Muzikarova është ekonomiste dhe kryetarja e programit për ekonomi dhe qëndrueshmëri në insitution e Europës qendrore për hulumtime shkencore GLOBSEC.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER