20 vite pas 11 shtatorit, lufta ndaj terrorit dështoi. Sot, botës i duhet një version i ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Opinionet e shprehura në artikujt e kategorisë ‘Pikëpamje’ i përkasin vetëm autorit.

Nëse ka një diçka që kemi mësuar në 20 vitet e fundit është se lufta kundër terrorit dështoi: radikalizmi nuk ka ndaluar dhe talebanët kanë nën kontrollo një pjesë më të madhe të Afganistanit sesa në 2001. Megjithatë, lufta kundër terrorit errësoi një luftë tjetër të cilën nuk arritëm të luftojmë.

Përpjekjet kundër xhihadizmit – edhe pse me qëllim të mirë – nxitën një klimë që shpërblente ndjesitë sensacionale, dyshimet, paragjykimet dhe provokoi një reagim islamofobik që fuqizoi në mënyrë të rrezikshme populizmin dhe destabilizoi demokracitë e mbarë botës.

Një tjetër rezultat që përkon me të është dhe ngritja e së djathtës ekstreme, e cila fshihet pas vendosmërisë së perëndimit për të përdorur retorikën e ‘terrorit’ dhe ‘terrorizmit’ pa bërë kurrfarë dallimi nga njëra tjetra për të përshkruar xhihadizmin dhe myslimanët.

Sot, ata po paguajnë çmimin.

Tani, në vend të islamistëve, e djathta ekstreme ndodhet pas numrit më të madh të planifikimeve për sulme terroriste dhe është cilësuar si sfida më e madhe aktuale për sigurinë. Si të mos mjaftonte kjo, e djathta ekstreme është përhapur në shkallë globale, ku supremacistët e bardhë shtrëngojnë duart përtej kufijve shtetërore me nacionalistë të dhunshëm. Nga Pensilvania në Teksas, nga Norvegjia në Zelandë të Re, kjo e tyrja, është një trashëgimi e përgjakshme.

Kjo formë terrori është shndërruar në një kërcënim po aq të rrezikshëm sa ai islamik, por një që është anashkaluar gjerësisht. Sipas raportimeve nga Zelanda e Re, Uellingtoni kishte injoruar kanosjet e të djathtës ekstreme sepse fokusi ishte kryesisht mbi kërcënimet e xhihadistëve, duke humbur kështu mundësi të rëndësishme për të parandaluar sulme të frikshme siç ishte masakra Christchurch.

Kur Kabuli u gjunjëzua para talebanëve muajin e shkuar, komunitetet online të së djathtës ekstreme shprehën simpatinë e tyre ndaj talebanëve – një grup që ata besojnë se mund t’iu shërbejë si model në ëndrrat e tyre për të mundur ideologjitë liberale dhe përmbysjen e qeverive të Perëndimit.

Ky kërcënim duhet ndaluar përpara se të përhapet si metastazat.

Lufta ndaj terrorit është e dobishme, madje më shumë se kurrë më parë. Por, pasi të kenë dështuar të gjitha opsionet ushtarake, dhe kur të ketë marrë fund me të vërtetë periudha e shtet-ndërtimit nga Shtetet e Bashkuara. Atëherë, do të na nevojitet një vizion i ri dhe i përmirësuar, një që përkon me periudhën e pasluftës.

Së pari, duhet distancimi nga praktikat e vjetra që fokusohen kryesisht tek një ideologji e vetme dhe duhet evoluar për të njohur kërcënimet radikale në të gjitha format e tyre. Po aq e rëndësishme, ne duhet të pranojnë përvojën e hidhur të 20 viteve të fundit se në vetvete, forca nuk është një zgjidhje e mjaftueshme – ne nuk mund të zhdukim terrorin apo ideologjitë me armë dhe plumba.

Pra, po nëse Perëndimi gjen një zgjidhje jo-ushtarake në potencialin e saj të plotë? Duket se kanë qenë sistemet e mbrojtjes ato që kanë marrë përparësinë – duke gllabëruar burimet, por nga ana tjetër adresimi i thelbit të këtyre ideologjive ekstremiste thjesht rreket të kapë ritmin.

Antiterrorizmi nuk mund t’i ngarkohet si detyrë vetëm ushtrisë, forcave ligj zbatuese dhe censurës. Kjo do të thotë se qeveritë dhe politikanët duhet të shmangin masat përçarëse të cilat ekstremistët i presin me kërshëri. Dhe kjo do të thotë që duhet bashkëpunim global në shkallë të papara më parë, që të bashkojë krerët e shoqërive civile dhe qeveritë përreth botës në luftën kundër shumë-fytyrave të së njëjtit kërcënim.

Dhe nuk është se qeveritë e botës nuk i kanë burimet për ta bërë këtë tranzicion të guximshëm. Nëse, për shembull, SHBA do të kishte shkëputur vetëm një copëz nga fondi prej 2 trilionë dollarësh të përdorur në luftën me Afganistanin për të bashkuar liderët civilë dhe të sulmonte gjenezën e ekstremistëve, atëherë një luftë e re kundër terrorit mund të rezultonte e suksesshme.

Gjatë punës së tij, Dr. Muhammad bin Abdul Karim Issa, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore të Myslimanëve, ka mësuar se një nga armët më efikase kundër ekstremizmit fetar është mobilizimi i burimeve dhe vënia në pikëpyetje e moraleve, për të krijuar një mesazh të fortë dhe të qartë kundër dhunës, e pastaj sigurimi që mesazhi të përcillet edhe tek më të dobëtit.

Kjo shpjegon Kartën e Mekës, dokumentin historik ku qindra akademikë islamikë theksuan çështjet e të drejtave të njeriut, apo deklaratën e fundit të Lidhjes Botërore të Myslimanëve që i bënte thirrje talebanëve të përmbushnin përgjegjësitë e tyre islamike, veçanërisht kundrejt grave dhe minoriteteve.

Krahas kësaj iniciative private, ashtu si Bjorn Ihler – një prej të mbijetuarve nga sulmi në Norvegji – ka mësuar, sektori publik duhet të punojë që të kufizojë përhapjen e përmbajtjeve të rrezikshme në internet.

Ky është momenti!

Nëse qeveritë dhe shoqëritë civile nuk ndërmarrin një vizion e përpjekje të përbashkët globale për të luftuar terrorin – një e cila rrjedh në kontekstin e një periudhe post-komb-ndërtimit nga SHBA, dhe që ka mësuar nga gabimet që i kanë kushtuar shtrenjtë më parë, atëherë mund të ketë – për të ardhur keq – më shumë sulme terroriste në përvjetorët e ardhshme.

 

Bjørn Ihler është një prej të mbijetuarve nga sulmi i në Norvegji, ngjarje e cila e orientoi punën e tij drejt bashkëpunimit me aktivistë, ligjbërës, studiues dhe ish-ekstremistë të dhunshëm për të luftuar influencat ekstremiste.

Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa ështe sekretari i përgjithshëm i një prej organizatave joqeveritare islamike më të mëdha në botë, Lidhja Botërore e Myslimanëve (MWL), e cila konsiston në një rrjet global prej 1200 akademikësh fetar islamik nga 139 vende të botës.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER