Liberalët e Europës duhet të mësojnë nga lëvizja populiste

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
Opinionet e shprehura në artikujt e kategorisë ‘Pikëpamje’ i përkasin vetëm autorit.

Zgjedhjet e fundit, përfshi ato në Gjermani dhe Norvegji të muajit të kaluar, sugjerojnë se vala e populizmit ka arritur në pikun e saj në Europë. Partitë e qendrës, të cilat tradicionalisht përfaqësojnë forma të liberalizmit, ia kanë dalë të ngrenë krye dhe të ruajnë mbështetje publike.

Por problemet që sollën kryengritjet populiste në Europë gjenden ende në mesin tonë, me shumë prej aspekteve dalluese të tyre në transformim e sipër, e jo në rënie.

Populizmi shihet kryesisht si një fenomen negativ, tranzitor dhe përçarës. Kjo është pjesërisht e vërtetë pasi në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, populistët kishin tendencë të ishin amatorë.

Megjithatë, së fundmi, një sërë partish autoritare kanë nisur të tërheqin donatorë, menaxherë fushatash, avokatë dhe persona brenda kabineteve qeveritare drejt kauzës së tyre.

Shumë qytetarë e konsiderojnë konfliktin multikulturor dhe humbjen e identitetit kombëtar si rreziqe të mëdha.

 

Këta persona kanë ndryshuar rregullat e lojës dhe kanë sjellë një pamje më profesioniste të aktiviteteve të tyre, duke mundësuar investime në institucione sociale, qasje ndaj kontakteve ndërkombëtare dhe terren për të formuar aleanca gjeopolitike.

Liberalët, të cilët kanë tendencën e vetë-shkatërrimit, kanë pranuar shumë prej gabimeve politike që kanë bërë në të shkuarën. Neglizhenca ndaj ndjenjave kombëtare dhe pandjeshmëria kundrejt gjendjes së mjerueshme të humbësve të globalizmit renditen në krye të listës.

Por ata vazhdojnë të enden midis dy strategjish po aq të rrezikshme. E para, është fokusi ndaj çështjeve që prekin grupe të vogla të shoqërisë. E dyta, e cila ndërmerret kryesisht kur dështon në mënyrë kolosale e para, është bindja se qytetarëve të thjeshtë iu intereson vetëm kushtet materiale.

Ata mund të mësojnë diçka më shumë duke vështruar kundërshtarët e tyre

Nxitja e patriotizmit

Populistët, duke luajtur me kartën e nostalgjisë, rrëmbejnë gjithashtu dhe imagjinatat e qytetarëve duke nxitur debate mbi të ardhmen: një e ardhme e mbushur përplot me kërcënime apokaliptike.

Vënia në lojë e frikës ka një nam të keq. Por është një strategji plotësisht legjitime. Nëse politika ka ndonjë funksion, është pikërisht që të na ndihmojë në shmangien e fatkeqësive në të ardhmen.

Fatkeqësia kryesore që lakohet nga populistët është konflikti multikulturor dhe humbja e identitetit kombëtar. Shumë qytetarë i shohin këto si rreziqe reale, por edhe pse janë kritikë ndaj lëvizjeve autoritare, ata shpesh i shohin rebelët autoritarë të vendit si lojtarë që ruajnë balancat kundër ndryshimeve të shpejta shoqërore.

Zgjedhësit e dëgjojnë zërin e dikujt që nuk pranon urdhra dhe nuk dorëzohet

Sot diskursi anti-populist ka një rrezik ekuivalent: ndryshimet klimatike. Por, jemi ende shumë larg ristrukturimit të hapësirave tona politike si pasojë e kësaj.

Shqetësimi mbi klimën motivon më shumë të rinjtë sesa moshat e mëdha. Kjo përbën problem pasi, në shumicën e vendeve, të rinjtë nuk votojnë në masë dhe janë shumë më të pakët në numër.

Kultivimi i respektit për veten

Për të mbërritur tek qytetari mesatar, liberalëve iu duhet të shpjegojnë sesi synojnë të ruajnë sigurinë personale dhe vazhdimësinë kulturore në të ardhmen. Atyre iu duhet të identifikojnë gjithashtu autoritarizmin si burimin e konfliktit, e jo të zgjidhjes.

Përpara nesh mund të ketë një skenar dramatik – një prej të përballjes kulturore dhe ndërkulturore – por ata që e thjeshtësojnë këtë skenar të mundshëm janë pikërisht ata që shfaqen edhe si të më shqetësuar: populistë si Matteo Salvini, Marine Le Pen, Viktor Orban, Naredra Modi dhe Donald Trump.

Një gjë tjetër që liberalët mund të marrin nga populistët është retorika e respektit për veten. E ndërsa referencat kundrejt sovranitetit kombëtar mund të ndihmojnë në kauzën e tyre, dhe shpesh veprojnë si mburojë e liderëve të korruptuar nga kritikat për vetë-lartësimin e tyre, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe kufizimet në lirinë e medias, votuesit dëgjojnë zërin e dikujt që nuk pranon urdhra dhe nuk dorëzohet përpara proceseve jo personale.

Për shembull, Viktor Orban, kultivon mitin e Europës Qendrore si një rajon i cili mund të rinojë politikat europiane dhe të dalë në krye pa pritur për Brukselin. Përmbajtja e kësaj retorike është reaksionare, por formati ka potencial të madh.

Mbajtja pranë e vlerave themelore

Së fundmi, rruga më e mirë që mund  të ndjekin liberalët është të qëndrojnë besnikë ndaj vlerave të tyre themelore, siç është liria. Mbrojtja e lirisë përfaqëson një kundërshti ndaj së djathtës ekstreme, por edhe asaj të majtë.

Është e vërtetë që liberalët duhet ta shohin çështjen e barazisë në mënyrë më serioze sesa në të shkuarën. Por ata gjithashtu duhet të thonë haptazi se imponimi i vizioneve radikale të drejtësisë sociale mbi qytetarët, teksa zvogëlon lirinë e tyre për të shprehur, është një ide e papranueshme, edhe nëse vjen nga të rinj progresivë e me qëllime të mira.

Ata duhet të na rikujtojnë vazhdimisht se respekti ndaj të tjerëve është virtyt, por se e drejta e lirisë së fjalës duhet të prevalojë edhe nëse dikush po flet në mënyrë të respektueshme ose jo.

Zsolt Enyedi është pedagog në departamentin e shkencave politike në Universitetin e Europës Qendrore (CEU) dhe hulumtuesi kryesor i Institutit Demokratit të CEU.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

‘Roller Coaster’ më i madh në botë inaugurohet në Dubai, ka vend për 1750 vizitorë

Dubai zyrtarisht inauguroi 'roller coster"-in më të madh në botë, 250 metra i lartë. “Roller coster” do të shërbejë që njerëzit të shohin gjithë Dubain nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER