Politikë

Iu arrestua i vëllai për drogë, PD kërkon të dorëhiqet kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 19:18
Text size Aa Aa

Partia Demokratike e Pukës ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkikuat të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci pas arrestimit të të vëllait me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Dega e PD-së Pukë e konsideron arrestimin e Albert Tucit, vëlllain e kryebashikuat, si rezultat promovimit pa kufi nga ana e Rilindjes të individëve me rekorde kriminale.

Duke e konsideruar këtë zhvillim si tronditës për opinionin publik, nënvizohet se, PS ofron si drejtues institucionesh persona të lidhur me krimin dhe trafiqet.

“Partia Demokratike Dega Pukë, në emrin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019, z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone. Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet "peng" nga rilindja e kriminalizuar”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Tregime të lidhura