Politikë

“Korrupsioni i qeverisë rrënoi turizmin”, Basha: Bizneseve t'u garantohet konkurrenca

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 21:44
Text size Aa Aa

Pas Shëngjinit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi ditën e sotme në Golem për të takuar pronarët e bizneseve dhe për të parë gjendjen e tyre. Pjesa më e madhe e operatorëve turistikë rrëfyen humbjet që kanë patur gjatë kësaj periudhe si dhe për shkurtimin e pozicioneve të punës.

“Biznesi këtu është zero ne jemi në kredi prej 20 vitesh. Janë rreth 30 e ca vetë, normalisht në staf janë rreth 70 e ca punonjës, por nuk kemi ku t’i çojmë. Nuk kemi me çfarë t’i paguajmë, çadrat të gjitha janë bosh”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ia atribuoi rrënimin e bizneseve mungesës së transparencës së qeverisë, korrupsionit dhe ryshfeteve.

“Ju e patë raportin e “Dhomës Amerikane të Tregtisë”. Raporti më i keq në tetë vite. Është kambanë alarmi sepse me këto të dhëna që kanë publikuar ato dje nuk ka investitor të huaj që t’i afrohet Shqipërisë dhe kjo ka impakt të drejtpërdrejtë te imazhi edhe për turistët”", u shpreh Basha.

Sipas Bashës, bizneseve duhet t'u garantohet transparenca dhe konkurrenca e drejtë mes tyre.