Politikë

Shqipëria e katërta në botë dhe e para në Evropë për aplikimet për azil

Përditësimi i fundit: 23/09/2020 - 21:41
Text size Aa Aa

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta paraqiti të mërkurën një grafik me të dhënat nga Eurostat, ku tregon një raport të periudhës 2010-2019 me Shqipërinë që renditet e katërta në botë dhe e para në Evropë për aplikimet për azil.

Meta shprehet se hapi i parë për rikthimin në “Drejtimin e Duhur” është respektimi pikë për pikë i marrëveshjes së 5 qershorit dhe mos-devijimi prej saj as një milimetër.

“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme evropiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Ndër të tjera ai shkruan se për të rikthyer shpresën duhet të rikthehet sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me...

Posted by Ilir Meta on Wednesday, 23 September 2020

Tregime të lidhura