Politikë
Ambasadori i BE-së, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu bashkua të hënën apelit të Ambasadores Amerikane Yuri Kim duke bërë thirrje që palët politike të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca theksoi se çdo ndryshim i propozuar duhet të diskutohet dhe arrihet me konsensus në Këshillin Politik.
"Ritheksojmë qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament", shkruan Soreca.
We?? reiterate our position that the 5 June agreement, which has implemented the OSCE/ODHIR recommendations on #electoralreform, should be respected. We also confirm the importance that any proposals for further amendments to the articles of the ?? electoral code, which go...1/2
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 28, 2020
Më herët ishte Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim e cila mbajti një qëndrim të tillë. Ajo ka deklaruar nga Himara se i mirëpriste propozimet e fundit të bëra nga opozita në Këshillin Politik, ndërsa theksoi se “nga një vend anëtar në NATO dhe kryesues i presidencës së OSBE-së, priste standard të lart transparence dhe respektim të marrëveshjeve të arritura”.
Lexoni gjithashtu:
Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Respektoni ‘5 qershorin’, është çështje nderi