Politikë

KQZ-ja e re, komisioni parlamentar përzgjedh 53 kandidatë, intervistohen më 29 dhe 30 shtator

Përditësimi i fundit: 28/09/2020 - 18:19
Text size Aa Aa

Komisioni i Posaçëm parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilloi të hënën mbledhjen e tij të parë ku kualifikoi 53 aplikantë nga 70 që kishin paraqitur kandidaturën.

Të pranishëm në mbledhje, anëtarët, Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga shumica socialiste, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku nga opozita parlamentare dhe Oerd Bylykbashi nga opozita jashtë-parlamentare vendosën “unanimisht” që 17 kandidatë të skualifikoheshin për “mosplotësimit të kritereve”.

Pesëdhjetë e dy kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësi të ndiqen në seanca dëgjimore në datat 29 dhe 30 shtator në mjediset e Kuvendit.Lista e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret dhe janë kualifikuar për Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisioner; Komision Rregullator dhe Komision të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS):

  1. Admir Drago,
  2. Agim Paskali,
  3. Agron Haxhimihali,
  4. Agron Sulshabanaj,
  5. Arben Xhiku, 
  6. Arben Isaraj,
  7. Ardjan Myslimaj,
  8. Arens Çela,
  9. Behar Zeneli,
  10. Besnik Maho,
  11. Bledar Skënderi,
  12. Drita Avdyli,
  13. Dritan Çaka,
  14. Elona Bano,
  15. Elvin Lako,
  16. Elvis Çefa,
  17. Emiliano Braho,
  18. Esmir Rringaj,
  19. Fatmir Tafaj,
  20. Farie Osmani,
  21. Florian Beqiraj,
  22. Gentian Rumano,
  23. Haki Mustafa,
  24. Halil Hyseni,
  25. Helga Vukaj,
  26. Hysen Osmanaj,
  27. Ilirjan Rusmaili,
  28. Ilirjan Celibashi,
  29. Ilirjana Nano,
  30. Irena Nino,
  31. Irsa Ruçi,
  32. Ismail Tafani,
  33. Iva Nathanaili,
  34. Kamerion Salillari,
  35. Klement Zguri,
  36. Koli Bele,
  37. Kristaq Kume,
  38. Laureta Bregasi,
  39. Lealba Pelinku,
  40. Ledio Braho,
  41. Lefterie Luzi Lleshi,
  42. Leonard Gremshi,
  43. Lindita Tako,
  44. Mimoza Canaj,
  45. Muharrem Çakaj,
  46. Odeta Berberi,
  47. Odeta Seferaj,
  48. Petrit Çano,
  49. Redinela Beqiraj,
  50. Sali Shehu,
  51. Sokol Bana,
  52. Spiro Maliqi,
  53. Theodhor Sollaku.

Lexoni gjithashtu:

Ngrihet komisioni për KQZ, PD rikthehet në Parlament për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj

Kandidatët për KQZ-në, Rusmali e Celibashi kandidatët potencial për kryetar

Tregime të lidhura