Politikë

“Pasojat do ndihen edhe në Tiranë”, Kryemadhi takon gratë greviste në Ballsh

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 21:33
Text size Aa Aa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vizituar nga afër gratë naftëtare në Ballsh, të cilat prej tre ditësh kanë hyrë në grevë urie. Ato vijojnë të palëkundura dhe me këmbëngulje të fortë kauzën e tyre, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare, që të marrë masa për zgjidhjen e situatës.

E para e LSI-së u shpreh se nuk do dëshironte kurrë, që gratë ballshiote t’i shikonte në grevë urie. Ajo hodhi paralelizma, kur tha se pozicioni i naftëtarëve sot është i njëjtë me veprimin e PD-së dhe LSI-së që dogjën mandatin e deputetit, dhe për këtë shtoi Kryemadhi, duhen bërë veprime radikale, që dikush të kujtohet për t’iu dhënë zgjidhje kërkesave.

 “ Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, evidentimi i problematikave, sigurisht që unë kurrë nuk do të doja që ju të ishit këtu, për 1001 arsye në radhë të parë, pozicioni juaj është njësoj si djegia e mandateve tona. Pra, që ne po nuk bëmë një veprim radikal, nuk do të kujtohen njerëzit për ne”, tha Kryemadhi.

Me një gjuhë sulmuese për qeverinë Rama, por jo të shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kryetarja e LSI-së tha se pasojat e Mallakastrës do të ndihen edhe në Tiranë. Ajo theksoi se fillimisht duhet të gjendet koka e problemit, të goditet, dhe më pas kjo çështje shtoi Kryemadhi, do të marrë zgjidhjen e duhur.

“Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që duhet të shkosh te koka.  Ti prije bishtin sa të duash, ai del prapë. Kësaj pune duhet t’i pritet koka, se nëse nuk ndodh do ta kemi shumë të vështirë në vazhdimësi. Pasojat e Mallakastrës dhe Fierit vijnë deri në Tiranë. Akoma nuk kanë ardhur, por do të vijnë për shkak të ekonomisë, lëvizjes, problemeve sociale edhe për shkak të shumë gjërave të tjera. Edhe agresiviteti që kanë ndaj jush, për momentin ju duket gjë e mirë, por pasojat do t’i kenë më vonë, pasoja personale, politike, sepse nuk të fal njeri bukën e fëmijës”, theksoi ajo.

Lexoni gjithashtu: 

“Jemi pa bukë, s'reagon askush”, apeli drithërues i naftëtares greviste drejtuar Metës, Ramës dhe Ruçit

Me ilaçe mbi tryezë, naftëtaret e Ballshit i bëjnë apel qeverisë për ndihmë (Fotogaleri)

Naftëtarët e Ballshit mësyjnë mjediset e rafinerisë, kërkojnë takim me kompaninë që administron uzinën

Avokati tregon dy mënyrat se si zgjidhet shqetësimi i naftëtarëve në Ballsh

16 ditë rezistencë, por ende asnjë zgjid