Politikë

Hetimi i koncesioneve, Bozdo: Me ndihmë e agjencive ndërkombëtare, do dëshmojmë korrupsionin e qeverisë Rama

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 19:44
Text size Aa Aa

Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD tha për Euronews Albania se kreu i PD, Lulzim Basha në prezantimin e programit për luftën kundër korrupsionit tregoi se ka vullnet të plotë për shkatërruar këtë fenomen, që sipas tij po gërryen ekonominë shqiptare.

Z. Bozdo u shpreh se fakti që kryedemokrati Basha nuk foli për anulime të koncesioneve, por hetim të tyre tregon se Partia Demokratike kërkon të jetë shumë transparente lidhur me këtë çështje, duke kërkuar edhe ndihmën e agjencive të mirënjohura ndërkombëtare, për të faktuar korrupsionin në këto kontrata koncesionare e më pas për t’i zhbërë ato në përputhje me ligjin.

“Jemi gati t’i provojmë gjithë shqiptarëve jo thjesht me anë të qeverisë sonë, por me ndihmën e agjencive ndërkombëtare si është shkelur ligji dhe kush ka përfituar nga këto kontrata korruptive”, tha z. Bozdo.

Sipas tij zhbërja e këtyre koncesioneve është domosdoshmëri, përndryshe Shqipëria nuk ka për të pasur ekonomi.

Tregime të lidhura