Politikë

Largimet nga LSI-ja, Haxhinasto: Partitë kanë një bazë të gjerë, ndikon fryma

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 12:46
Text size Aa Aa

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto u shpreh në Euronews Albania se largimet e disa figurave nga partia ku ai aderon, kanë pasur ndikimin e tyre në elektorat.

Por, zoti Haxhinasto theksoi se partitë politike kanë një bazë të gjerë dhe është shumë e rëndësishme fryma e partisë.

“Nuk shoh asnjë lidhje si ndikon pandemia dhe largimin e ndonjë personaliteti, i cili ka të drejtën e tij për të zgjedhur dhe të angazhohet politikisht ku dëshiron. Unë mendoj që partitë politike kanë një bazë  të gjerë, një profil të gjerë, përbëhen nga personalitete politike. Nuk mund të thuash që nuk ndikojnë në ato zona ku kanë influencën e tyre, por besoj që partitë kanë në vetvete një dinamikë të gjallë. Partitë rriten zhvillohen, njerëz të rinj futen. Personat e caktuar ndikojnë, por ndikon edhe fryma”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi më tej se partitë politike janë tashmë në një moment ku faktorët si fryma e përgjithshme, programi, oferta politike dhe kredibiliteti do të jenë të rëndësishme për një rezultat zgjedhor pozitiv.

Lexoni gjithashtu:

''Qytetarët kërkojnë rotacion'', Edmond Haxhinasto shprehet se pandemia ka nxjerrë në pah problemet e qeverisë

Tregime të lidhura