Politikë

''Qytetarët kërkojnë rotacion'', Edmond Haxhinasto shprehet se pandemia ka nxjerrë në pah problemet e qeverisë

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 12:26
Text size Aa Aa

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto u shpreh në Euronews Albania se elektorati shqiptar pret që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë rotacion politik. 

Teksa foli për fushatën e tij në Njësinë Bashkiake nr.4 në Tiranë, ai tha se qytetarët kërkojnë rotacion politik, pasi qeveria Rama ka keq-qeverisur.

“Ka një perceptim shumë të gjerë dhe një bindje për qytetaret se në këto 4 vitet e fundit ka pasur keqqeverisje, është përkthyer në rënie të nivelit të jetesës së qytetarëve. Ka pasur edhe demagogji të jashtëzakonshme, veçanërisht në zonën informale”, u shpreh ish-deputeti.

Sa i përket pandemisë, ai është se nga njëra anë është penalizuese për realizimin e plotë të fushatës zgjedhore.

Por, zoti Haxhinasto theksoi se pandemia ka edhe një aspekt tjetër që nxjerr në pah edhe defekte të mëdha që ka sistemi ynë.

Ai nënvizoi se edhe për opozitën, situata e pandemisë shtron para detyra të mëdha. 

Tregime të lidhura