Politikë

Rinovimi i kartave ID, Çuçi: Bashkë me KQZ-në po shqyrtojmë mundësinë e shtyrjes së afatit

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 07:19
Text size Aa Aa

1,062,000 shtetas rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve.

Më 17 shkurt, opozita e bashkuar nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi si dhe në dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, kërkoi marrjen e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 Prill 2021.

Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihej shqetësimi për kontestimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.

Një javë pas kësaj kërkese ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi gjatë një deklarate për mediat deklaroi se kërkesa e opozitës po shqyrtohet me vëmendje, ndërsa njoftoi se vendimi do të merret pasi KQZ të japë opinionin e saj.

Sipas Gjendjes Civile gati 25% e qytetarëve me të drejtë vote aktualisht u ka skaduar mjeti i identifikimit, ndërsa deri më 25 prill ky numër pritet të rritet.

Lexoni gjithashtu:

Rregullat anti-covid për fushatën, Çuçi: Porosia është e qartë, s’do tolerohet askush

Tregime të lidhura