Çështjet e nxehta të Ballkanit në këndvështrimin e Albin Kurtit për Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me gazetarin Franko Egro, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti rrëfeu për planet e tij të qeverisjes, marrëdhënien me Shqipërinë, minishengenin ballkanik, si dhe për dialogun me Serbinë.

I pyetur rreth rrugëtimit të tij politik si një figurë apolitike dhe rebele, z. Kurti tha se ai ka një eksperiencë 23-vjeçare në politikë ka qenë vazhdimisht në opozitë.

“Radikalizmi im nuk ka buruar nga karakteri im i fortë, por nga temat para meje,” u përgjigj z. Kurti duke shtuar se tanimë që do të marrë postin e kryeministrit nuk do t’i duhet të jetë më radikal.

Ai gjithashtu foli për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe harmonizimin e programit, ku shpalosi planet e tij të qeverisjes në koalicion me partinë e dytë që mori më shumë vota.

“Jemi fitues me diferencë jo të madhe 2%, 30 deputetë ne dhe 28 LDK,” saktësoi lideri i VV.

Pyetjes lidhur me luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, z. Kurti iu përgjigj duke thënë se planifikon të mundësojë luftë pa kompromis për korrupsionin, si diçka thelbësore për ekonominë, por edhe për demokracinë.

“Ne kemi nevojë që ta përgatisim mirë dialogun me parime, të rishohim marrëveshjet, sidomos dialogun me Brukselin,” tha lideri i Vetëvendosjes, duke shtuar se zgjedhjet në Serbi janë këtë pranverë, por dialogu i ri pavarësisht se nis para tyre nuk do të mbyllet atje.

“Me Serbinë nuk pajtohemi, jo vetëm sa i përket vlerave për të ardhmen, por edhe fakteve nga e kaluara.”

Kurti shtoi se Kosova është republikë parlamentare dhe si e tillë i takon kryeministrit të udhëheqë dialogun, jo presidentit.

Ai i qëndroi vendimit për të zbatuar reciprocitet të plotë me Serbinë lidhur me taksën 100% sikurse pati premtuar në një intervistë për Euronews Albania edhe përpara zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Pyetjes çfarë nuk ka funksionuar në marrëdhëniet me Shqipërinë, pas ceremonive mbresëlënëse të bashkëpunimit, lideri i VV tha se ka pasur kryesisht një qasje ceremoniale dhe se ai synon të krijojë komisione të përbashkëta qeveritare.

Termin Shqipëri e Madhe megjithatë Kurti e hodhi poshtë si të krijuar në Beograd dhe tha se ai megjithatë shpreson që të bëhen hapa para për integrimin dhe afrimin drejt bashkimit të shqiptarëve, sipas tezës së prof. Ukshin Hotit se BE dhe Bashkimi Kombëtar as nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

I pyetur për minishengenin ballkanik, z. Kurti tha se nevojitet një aleancë ballkanike, por ajo duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë, të vazhdojë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Sarajevën, Sofjen dhe së fundmi t’i bashkangjitet Serbia nëse e sheh të nevojshme.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER