“Antishpifja”, Godole: Në një vend që ka jetuar diktaturën, s’e kemi tagrin moral të rikthejmë censurën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni parlamentar i medias hodhi poshtë dekretin e dytë të presidentit Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin për Median Audiovizive, pjesë e paketës “Antishpifje”.

Në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole dhe kryetari i këshillit shqiptar të medies, Koloreto Cukali e cilësuan këtë nxitim të qeverisë për ta votuar një ligj të kundërshtuar fort nga grupet e interesit dhe faktori ndërkombëtar, si frikë nga kritika dhe përpjekje për të vënë nën kontroll edhe median online, të cilën nuk e kontrollonin dot deri më tani.

“Është vetëm Partia Socialiste, qeveria, Kuvendi dhe OSBE, që ka fatin e keq që të ketë në krye krytarin e partisë, vetëm këta dhe të gjithë të tjerët janë kundër këtij ligji. Duan kontroll në median oline që të cilën nuk e kanë në kontroll”, – tha z. Cukali.

Sipas znj. Godole, ky ligj do të funksiononte vetëm nëse drejtohej ndaj një media të caktuar dhe i drejtuar nga politika, siç në fakt po ndodh.

“Është më tepër një kontroll i qeverisë ndaj mendimit të lirë. Kontrolli i hapur me median nisi që kur kreu i qeverisë hapi kanalin e vet, ajo ishte sfida e parë, ai e injoroi median atëherë. Injoroi opozitën, dhe pasi iku nga parlamenti, kryeministri iu kthye sërish medias. Vetë qeveria humbet me këtë ligj, duke treguar se ka frikë nga kritika dhe po mundohet të ruajë pushtetin e vet”, – tha znj. Godole.

Sipas saj, në një vend si Shqipëria që ka jetuar nën diktaturë dhe ku për vite me radhë nuk lejohej mendimi ndryshe, është jomorale të rikthesh censurën.

Për kreun e këshillit shqiptar të medies, z. Cukali, problemi më i madh me ligjin e medias është fakti se po tentohet t’i hiqet kompetenca gjykatës dhe kjo kompetencë t’i jepet AMA-s. Problemet e medias online sipas tij, mund të zgjidhen vetëm përmes vetërregullimit.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER