1,15 miliardë euro për Shqipërinë, Blerina Gjylameti: Shenjë e besimit ndaj reformave të qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e ftuar në studion e Ilva Now në Euronews Albania, e cilësoi si mbështetje dhe besim ndaj qeverisë dhe reformave të marra prej saj, shumën e jashtëzakonshme të mbledhur dje në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Për znj. Gjylameti projekti i rindërtimit është më vizionari i ndërmarrë nga një qeveri në 30 vitet e fundit.

“Në listën e donatorëve ka nga ato vende që kanë qenë skeptike ndaj Shqipërisë. Duke mbështetur këtë projekt të rëndësishëm, më vizionarin e ndërmarrë nga një qeveri në 30 vite.

Që në krye të herës pritshmëria ishte tej 40-50 për qind e shumës, I plotësuam të gjitha nevojat në radhë të parë falë këmbënguljes së kryeministrit dhe ndihmës së miqve. Në këtë moment ka mbështetje dhe besim ndaj qeverisë. Është besim ndaj qeverisë, që një numër i madh qeverish kanë mbështetur, edhe huatë jepen për vende të caktuara”, tha znj. Gjylameti.

Sipas znj. Gjylameti, shenjë besimi ndaj qeverisë është edhe dhënia e huave, të cilat nuk mund t’i besohen një vendi ekonomia e të cilit nuk është e shëndoshë. Ndërsa sa i takon transparencës në menaxhimin e këtyre fondeve, për deputeten e PS nuk përbën asnjë argument për diskutim, duke qenë se qeveria e majtë është shprehur e para e gatshme për ngritjen e një akademie transparence për implementimin e këtyre fondeve.

“Një ekonomi që është e qëndrueshme ka edhe mundësinë e shlyerjes së tyre. Ajo çfarë ndodhi më 26 nëntor duhet të bënte bashkë të gjitha palët. Ne kemi treguar se në momente të vështira bëhemi bashkë, nëse bëhemi bashkë për negociatat, skepticizmi duhet lënë. Transparenca është kërkesë e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një akademie transparence.  Kudo, në çdo vend të botës ka përpjekje për të përmirësuar llogaridhënien ndaj qytetarëve kur bëhet fjalë për paranë publike

Hap tjetër është angazhimi maksimal që këtë përpjekje ta përfundojmë, që të pastrehët nga tërmeti të kenë mundësi të bëjnë një jetë dinjitoze”, – tha deputetja e PS.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER