Ambasadori italian Fabrizio Bucci për Euronews Albania: Shqipëria, vend mik për Italinë, ndihma jonë shembull për shtetet e tjera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

një interviste ekskluzive për Euronews Albania, ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci u shpreh se ndihma bujare e Italisë prej 65 milionë eurosh ishte shenjë e një marrëdhënieje të veçantë mes dy vendeve dhe një veprim për t’i dhënë një shembull të gjitha vendeve të tjera.

Fillimisht dua t’ju falënderoj për këtë intervistë. Italia ka ndihmuar Shqipërinë që në orët e para të tërmetit. Edhe dje, në konferencën e donatorëve dha shifrën më të madhe prej 65 milionë të deklaruara. Si u mor vendimi për të dhënë këtë shifër?

Së pari dua t’ju falenderoj juve për këtë intervistë. Italia ka qenë shteti i parë që ka ndërhyrë në nëntorin e kaluar gjatë kohës së tërmetit. Shqipëria për Italinë është një vend special. Është një shtet vëlla dhe mik. Kemi qenë të parët që jemi impenjuar për të shpëtuar jetë në Shqipëri. Në orët e tërmetit kemi pasur mbi 450 persona të cilët kanë ndihmuar në operacionet e shpëtimit për të prekurit nga tërmeti. Për sa i përket konferencës së donatorëve, ne vendosëm që të kishim një rol shumë të rëndësishëm, sepse Italia luan një rol të rëndësishëm në këtë vend. Shqipëria dhe populli shqiptar pret gjithmonë më shumë nga ne, ndryshe nga vendet e tjera. Për këtë arsye dhamë një shifër të rëndësishme, matur me nevojat e rindërtimeve, por që të shërbente si një shembull edhe për vendet e tjera të Evropës. Ndaj e dinim se duhet të jepnim një shifër të rëndësishme.

Këto 65 milionë janë grant apo të marra hua?

Nga këto 65 milionë, 60 milionë euro janë kredi për ndihmat e ndryshme që do të duhen, 5 milionë janë të falura. Do i përdorim këto fonde për shkollat të cilat janë shkatërruar. Do të ndërhyjmë në mbrojtjen tonë civile, e cila është e përkushtuar për të forcuar parandalimin e katastrofave. Ky është një sektor shumë i rëndësishëm.

Kur do të atribuohen këto para, dhe ky vendim do të votohet nga parlamenti italian apo do të vijnë menjëherë?

Nuk është e nevojshme ndërhyrja e parlamentit italian. Këto fonde janë lënë mënjanë dhe tani ka mbetur vetëm të diskutojmë me autoritetet shqiptare për kohën dhe sektorët të cilat kanë prioritet. Tani është koha e diskutimeve për të shpenzuar këto fonde, sepse duhet të shpenzohen sa më shpejt, duke qenë se nevojat janë të shumta.

Pra, Italia do të jetë një nga mbështetëset e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Natyrisht që po. E kemi thënë gjithmonë dhe do të jemi përkrah Shqipërisë në këtë rrugëtim.

Dhe një pyetje të fundit për ju. Çfarë do të thotë ky gjest lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë?

Është një gjest i rëndësishëm, mbi të gjitha është një gjest i bërë me zemër. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ajo çka na bashkon më së shumti është zemra e madhe. Ndaj ishte e natyrshme të ishim të parët dhe do të jetë akoma më e natyrshme të punojmë bashkë me ju, sepse tërmeti na ka mësuar se faza e rindërtimeve është gjithmonë më e komplikuara. Ne do të jemi krah Shqipërisë edhe në këtë fazë.

Për sa i përket procesit të zgjerimit, Italia ka qenë gjithmonë përkrahëse e Shqipërisë dhe është një proces që e kemi mbështetur gjithmonë. Në fakt, dje në Bruksel ngjarjet e rëndësishme ishin dy: Konferenca e Donatorëve gjatë pasdites, por në mëngjes ka pasur një event, i promovuar nga Italia dhe nga ministri Di Maio, për të folur mbi zgjerimin dhe për të mbështetur arsyet e Shqipërisë me BE. Ne besojmë se në javët e ardhshme më në fund do të  hapen rrugët për Shqipërinë nga Këshilli Evropian dhe më në fund mund të hapen negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER