Konferenca e Donatorëve, Kadia: Jemi ende tek premtimet, sfida për qeverinë nis tani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në studion e Ilva Now në Euronews Albania, Besart Kadia, drejtor ekzekutiv i Institutit të Sipërmarrjes Shqiptare teksa komentoi shifrën e mbledhur në Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit theksoi se në këtë fazë jemi ende tek premtimet dhe se sfida e vërtetë për qeverinë sapo ka nisur.

‘Hapi i parë është hapi pozitiv për gjetjen e financimit për rindërtimin e Shqipërisë, jemi në kushtet kur duhet zëvendësuar diçka e shkatërruar. Edhe nga eksperienca, edhe vendet e tjera si Haiti, në konferenca të ngjashme për shkak të keqqeverisjes nga premtimi i dhënë, vetëm 50 për qind të fondeve janë disbursuar.

Këtu po flasim për premtime. Jemi në kushtet kur është e paprecedentë, të ketë kaq donatorë, kur duhet koordinim është sfidë e madhe për qeverinë që sapo ka nisur”, tha Kadia.

Duke sjellë shembull Haitin dhe konferencën e donatorëve në kohën e katastrofës natyrore atje, Kadia tha se shifra e mbledhur nuk ka lidhje me besimin ndaj qeverisë, por me besimin ndaj shqiptarëve. Sipas tij, nga 2016 e deri vitin e fundit në Shqipëri është përkeqësuar në perceptimin e korrupsionit.

“Jemi në një udhëkryq për ekonominë shqiptare, skepticizmi i shqiptarëve nuk bazohet në dashakeqësi ndaj qeverisë, por në përvojat e tyre. Tani iu duhet mbushur mendja edhe skeptikë ndërkombëtare. Pas konferencës së donatorëve do kemi 2 Shqipëri, këta qytetarë do të strehohen me barrën e parave të paguara nga qytetarët e tjerë. Kjo nuk është besueshmëri ndaj reformave të qeverisë. Haiti është shteti më i dështuar në botë, por ju premtuan 10 mld euro dhe kjo nuk ka të bëjë me qeverinë. Nuk është është besim për qeverisjen por për shqiptarët”, – tha z. Kadia.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e të rinjsh...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER