Edmond Spaho: Masat e qeverisë të vonuara, rasti i Durrësit shumë serioz, njësoj u përhap coronavirusi në gjithë Italinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një lidhje me Ilva Now nga selia PD tha se masat që qeveria po merr sot me vonesë sipas tij, janë propozuar nga ana e PD 3 javë më parë dhe nuk janë marrë parasysh. Sipas z. Spaho, kriza shëndetësore sapo ka filluar, por ajo sipas tij do të shoqërohet me një krizë të rëndë ekonomike, ndaj i kërkoi qeverisë të krijojë lehtësira për qytetarët.

“Përgjatë gjithë kësaj periudhe që po ndeshemi me këtë epidemi, PD është përpjekur të jetë sa më konstruktive për ta kaluar sa më lehtë dhe të kursejë jetë njerëzore, madje nuk duam as kredite politike kur qeveria zbaton një pjesë apo të gjitha propozimet që kemi bërë për të lehësuar situatën. Nuk e kritikojmë Ramën pse ka rënë coronavirusi, asnjë qeveri e majtë apo e djathë nuk do ta ndalonte dot, e kritikojmë pse po bën pak, me vonesë dhe përpiqet të mbulojë me propagandë në vend që të marrë masa. Kriza sapo ka filluar. Kemi shumë punë përpara që të korrigjojmë çfarë s’është bërë”, tha z. Spaho.

Z.Spaho bëri me dije se rasti i pacientes nga Durrësi që ishte për ditë me radhë në kontakt me pacientë të tjerë dhe stafin mjekësor është shumë serioz, pasi është pikërisht kjo mënyra se si u përhap epidemia e rrezikshme nga veriu në jug të Italisë. Ai i kërkoi qeverisë të rishikojë urgjet buxhetin, i cili është krejtësisht i pamjaftueshëm për të përballuar këtë situatë të vështirë ndërsa tha se është gjithasthu urgjente të krijohen lehtësira për të gjithë qytetartët në zonat e prekura nga coronavirusi.

“Masat ekonomike janë të pamjaftueshme, nuk përballohet kriza me 3,5 mln euro, duhet mbështetje jo vetëm për sektorin shëndetësor, por edhe individët. Kemi propozuar që uji, energjia, sigurimet, taksa e pronës për të gjitha zonat e kuqe të bllokohet për periudhën që jemi nën karantinë dhe s’është ndonjë zbulim i madh. Në Itali është pezulluar pagesa e ujit, energjisë dhe sigurimeve, se qytetarët nuk kanë me çfarë të paguajnë. Duke mos shkuar në punë, ku do t’i sigurojnë të ardhurat shqiptarët? Qeveria të rishikojë urgjent buxhetin”, tha ai.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER