Dy vëllezërit shqiptarë që ofrojnë bukë falas në Bergamo të Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy vëllezër shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali, në një nga zonat më të prekura në coronavirus. Ata punojnë si bukëpjekës në Bergamo dhe në këto ditë të vështira kanë vendosur që bukën ta shpërndajnë falas. Mirvjen Skuqej tregon se, bashkë me vëllain e tij kanë preferuar që ta mbajnë hapur biznesin duke prodhuar çdo ditë bukë.

“Kjo është në shenjë respekti për gjendje e rënduar dhe ne e kemi bërë si ofertë. Ka disa familjarë që ua çojmë falas bukën”, tregon Mirveni. “Frika është e madhe dhe është e rrezikshme se na kalojnë me qindra qytetarë, por dëshira për t’i shërbyer popullit dhe për të mos i lënë më keq, kemi vendos të japim shërbimin e duhur.”

Emigranti thotë më tej se, ende nuk e di nëse do të përfitojnë nga paketa ekonomike që qeveria do t’u ofrojë bizneseve. Ndërsa për ata që po kalojnë italianët, Mirvjeni thotë se janë të lodhur psikologjiskëshit.

“Nuk kam komunikuar ke autoritet, deri tani nuk ka pas asnjë lloj ndihme. E përjetojnë shumë keq si situatë, janë shumë të frikësuar. është një lodhje psikologjike shumë e madhe. Na lodhin dhe neve, duke parë njerëz duke qarë. Mosha e madhe e vuajnë shumë këtë histori, për shkak se humbin shumë njerëz dhe që nuk u japin dot lamtumirën e fundit”, përfundon ai rrëfimin.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER