Dritan Mezini: Profesionet më të kërkuara për të punuar nga shtëpia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dritan Mezini, themelues i duapune.com, thotë se puna online apo nga shtëpia është bërë një realitet tashmë me situatën e krijuar nga COVID-19. Ai nënvizon se, është alternativa kryesore dhe ndoshta e vetmja për kompanitë që duan të ruajnë pozicionin e konkurruesshmërisë në treg.

“Avantazhet e punës online kanë qenë gjithmonë, edhe para kësaj situate. Ka kosto më të ulët, e cila është gjëja më e rëndësishme. Duke qenë në kushtet e punës së shtëpisë, punonjësit janë më efektivë pasi ndihen të relaksuar dhe nuk ndjejnë presionin e zyrës”, shprehet z. Mezini.

Duke iu referuar disa pyetësorëve, ai shtoi se punonjësit po japin maksimumin e produktivitet ndërsa po punojnë nga shtëpia ndoshta për të siguruar ekzistencën e kompanisë për të cilën punojnë. Por, nga ana tjetër ka dhe disa probleme, ku kryesorja është ndarja e kohës së punës dhe ndjenja e vetmisë apo mungesë komunikimi e bashkëpunimi mes punonjësve.

Sa i takon profesioneve që aktualisht kërkohen më shumë, z. Mezini veçoi njohësit e gjuhëve të huaja si anglisht dhe gjermanisht, por dhe programuesit dhe ekspertët e marketingut.

“Këto janë kohë sfide për këdo, por për ata ekspertë që kanë njohuri kjo është një periudhë kur ata ndihen më komodë”, deklaroi themeluesi i “duapune.com”, duke shtuar se bizneset duhet të marrin transformim digjital për t’u përshtatur me kohën.


Etiketimet

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

A është politike inicativa e Metës për bashkitë pa kryetarë?

Juristi Plarent Ndreca tha se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të jetë duke bërë një veprim politik, për të dekretuar datën e zgjedhjeve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER