Elona Gjebrea: Avantazhi i femrave përballë COVID-19. Ja pse nuk duhet nënvlerësuar ky virus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje live me Ilva Now, deputetja socialiste, Elona Gjebrea, e cila është gjithashtu aerobiologe me një doktoraturë të kryer në Britaninë e Madhe, tha se kurba joproporcionale e të prekurve me COVID-19 në vendin tonë lidhet me faktin se bëhet fjalë për një virus të panjohur, të ndryshëm nga ata që njohim deri tani.

E pyetur nëse masat që po merren lidhur me këtë virus, që sipas disa tezave nuk është shumë vdekjeprurës, janë të ekzagjeruara, znj. Gjebrea theksoi se COVID-19 nuk duhet nënvlerësuar.

“Është një virus shumë inteligjent, babai i SARS të 2003, është shumë ngjitës, qëndron në ajër dhe objekte. E veçanta është se transmetohet jo vetëm nga njeriu tek njeriu, si SARS por edhe nga materialet jobiologjike. Është një virus që ka aftësi të shumohet. Ka një ARN që kalon tek qeliza përmes trakteve të sipërme të frymëmarrjes dhe më tej dihet se çfarë i shkakton organizmit.

Ajo e cilësoi të duhurën strategjinë e ndjekur nga qeveria lidhur me riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë, teksa solli shembullin e Japonisë ku riatdhesimi i 500 studentëve dhe kthimi i tyre pranë familjes kishte pasuar me një infektim masiv.

“Lidhur me të riatdhesuarit, strategjia e karantimit është e duhura. Për të kaluar ciklin 14 ditë që do të observohet nga mjekët dhe më pas të vijohet normalisht”, tha znj. Gjebrea.

E pyetur lidhur me faktin se pse vdesin më shumë meshkuj se femra nga COVID-19, znj. Gjebrea theksoi se në këtë pikë ka një diferencë 2,8 % tek meshkujt me 1,8 tek gratë dhe kjo sipas disa studimeve lidhet me kromozonin X tek gratë.

“Me aq sa është thënë në botimet e fundit lidhur me COVID-19, varet nga përbërja gjenetike. Ka një avantazh gjinia femërore sa i përket kromozomit X. Tek femrat kemi XX, tek meshkujt XY. Mendohet se kjo e ndihmon të përballojë më mirë virusin. Një teori e lidh këtë rezistencë me hormonin femëror”, tha ajo.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER