Sake dhe fruta deti- një kombinim perfekt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Ine, në detin e Japonisë, afër Kiotos do të zbulojmë të mirat e detit dhe si përshtaten në mënyrë të përkryer me pijen emblematike të vendit, Sake. Në Japoni nuk mund të gjendesh kurrë shumë larg detit. Ky element krijon një lagështi të përhershme, e cila është e nevojshme në kultivimin e orizit.

Pranë Kiotos, ka fusha të pafundme që prodhojnë oriz për gatim, por edhe oriz për Sake, Jamada Nishiki. Por është uji, që përbën 80% të Sake-s, që i jep cilësinë përfundimtare. Faltoret Shinto festojnë mrekullinë e natyrës.

Në rrethin Fushimi të Kiotos, burimi Gokusui është një nga më të pastrat në Japoni. Por ekziston gjithashtu një lidhje e ngushtë midis kësaj pije të veçantë dhe fesë Shinto. Sake konsiderohet si pija e perëndive dhe është sinonim i shëndetit dhe jetëgjatësisë. Uji rrjedh nga burimi që e bën të përshtatshme për vendasit. Punishtet e Sake-s kanë qenë këtu për shekuj, për të shfrytëzuar ujin më të mirë. Gekejkan është një nga fabrikat më të famshme të Fusimit, me një përvojë prej 370 vjetësh. Do të udhëhiqemi nga mjeshtri, Mototsune Aikaua, i cili mbikëqyr nga afër gjithë procesin e prodhimit.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER