BE krijon fondin për të lehtësuar kostot ekologjike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SASHA VAKULINA

Fondi i ri i Tranzicionit është një mjet i rëndësishëm në kontekstin e Marrëveshjes më të madhe Evropiane të Gjelbër. Çfarë do të thotë kjo për qytetarët evropianë? Për këtë, u ula të bisedoj me komisioneren evropiane për kohezionin dhe reformat, Eliza Ferreira.

Faleminderit që erdhët.

ELIZA FERREIRA

Faleminderit ju.

SASHA VAKULINA

Komisionere, me Fondin e Ri të Tranzicionit të prezantuar tani, a mund të na tregoni sa i rëndësishëm është ky organ në një kontekst më të gjerë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe gjithashtu në lidhje me përpjekjet evropiane drejt një ekuilibri neutral të karbonit?

ELIZA FERREIRA

Mendoj se është një mjet thelbësor sepse Marrëveshja e Gjelbër do të ketë një ndikim të madh në disa fusha, kjo është e sigurt. Ka zona që varen plotësisht ose pothuajse tërësisht nga qymyri ose kanë industri me bazë qymyrin. Na duhej një mjet për t’i ndihmuar këto zona të realizonin tranzicionin pa ndonjë kosto të madhe sociale dhe ekonomike. Pra, Fondi i Drejtë i Tranzicionit dhe Mekanizmi i drejtë i Tranzicionit nuk do të jenë instrumenti financiar për të zbatuar Marrëveshjen e Gjelbër. Ata do të menaxhojnë vetëm një pjesë të tij.

SASHA VAKULINA

Pra, kjo është e reja e Fondit të Drejtë të Tranzicionit. A do të përqendrohet në zonat që varen nga karboni?

ELIZA FERREIRA

Po, në këto zona dhe në ato të shoqëruara me industri që lëshojnë shumë CO2 dhe gaze të tjera, duhet të shkurtojmë. Baza është rajonale. Do të trajtojë tronditjen e madhe që do të vuajnë rajone shumë specifike.

SASHA VAKULINA

Të flasim për këto rajone shumë specifike. Nga njëra anë kemi Poloninë, një vend që është shumë i varur nga industria e qymyrit dhe në të njëjtën kohë kemi Gjermaninë, e cila gjithashtu ka një industri me bazë qymyrin. Por janë dy raste të ndryshme kur shikojmë tablonë e përgjithshme të rritjes së tyre ekonomike.

ELIZA FERREIRA

Keni absolutisht të drejtë. Vendimi ynë nuk kishte qëllim të përjashtonim plotësisht një vend. Jo të gjitha vendet marrin të njëjtën mbështetje sepse ekziston një element në politikën rajonale, që është prosperiteti relativ. Çfarë dua të them me këtë? Një vend i pasur, që ka zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm, një nivel zhvillimi, është më i aftë ta bëjë vetë tranzicionin, sesa një vend që është shumë i dobët dhe që duhet të merret njëkohësisht edhe me problemet e zhvillimit. Këtë ne e quajmë prosperitet relativ dhe kjo merret parasysh kur llogaritet se sa para do të kemi në dispozicion për këtë qëllim në shtetet e ndryshme anëtare. Prandaj, asnjë vend nuk përjashtohet. Por një vend i varfër do të marrë proporcionalisht më shumë para për të bërë tranzicionin.

 SASHA VAKULINA

A do të funksionojë paralelisht me Politikën e Kohezionit dhe Fondin e Drejtë të Tranzicionit?

ELIZA FERREIRA

Fondi i Drejtë i Tranzicionit është i pari ekonomikisht. Është një mjet i ri për probleme të reja. Sidoqoftë, është i lidhur ngushtë me fondet sociale, paratë e përfshirjes sociale ose fondet e Fondit Social Evropian që vendi ka në dispozicion. Si mund ta aktivizojnë atë?

Ata duhet të gjejnë rajone dhe të shohin se çfarë duhet të bëhet atje. Sigurisht, përzgjedhja e vendeve bëhet përmes dialogut midis një shteti anëtar dhe Komisionit. Shteti anëtar do të zgjedhë rajonin. Dhe kur të bëhet zgjedhja, shteti, në bashkëpunim me aktorët vendas, duhet të hartojë një plan dhe të shpjegojë pjesët përbërëse të procesit të tranzicionit. Me këtë plan tranzicioni, do të ketë një grup mjetesh financiare për të ndihmuar shtetin anëtar për atë tranzicion. Dhe kapitali fillestar i kërkuar, të themi, janë paratë nga Fondi i Drejtë i  Tranzicionit.

SASHA VAKULINA

Ndërsa kemi qindra mijëra punë në industrinë e qymyrit për të ndihmuar dhe për t’i marrë ato para, punëtorët do të marrin ndihmë dhe mbështetje për të vazhduar në punë kur disa vende pune të jenë zhdukur. Ndërsa disa qytetarë do të mbështeten, të tjerë mund të shqetësohen për ndikimin që do të kenë paratë e reja mbi ta.

ELIZA FERREIRA

Qëllimi i parave të reja është të zgjidhet kjo çështje specifike.

SASHA VAKULINA

A do të kenë ndikim te shpenzimet e qytetarëve të tjerë të BE-së?

 ELIZA FERREIRA

Teorikisht, asnjë shtet anëtar nuk mund t’i përdorë të gjitha fondet e tij rajonale ose të gjitha fondet e tij sociale për këto probleme specifike. Jo, ka një kufi që është 20%.

SASHA VAKULINA

Pse duhet ky kufi?

ELIZA FERREIRA

Sepse përndryshe ata mund t’i harrojnë të gjitha nevojat e tjera të vendit për të menaxhuar këto probleme. Si dhe për të shmangur një përqendrim të burimeve për tranzicionin. Disa rajone kanë këtë problem, por rajonet e tjera kanë probleme të tjera. Ka rajone që larg çdo gjëje, të tjerë janë shumë të varfër. Pra, ka shumë çështje të ndryshme me të cilat duhet të merret një vend. Pra, ka shumë objektiva të tjera që duhet të zgjidhë një vend. Për këtë arsye, nuk mund të përdoret më shumë se 20% e burimeve të këtyre fondeve.

 SASHA VAKULINA

Këtë pyetje kisha të radhës. Cilat janë përparësitë dhe sfidat e tjera që shihni në Strategjinë e Kohezionit, përveç çështjeve mjedisore?

 ELIZA FERREIRA

Strategjia e Kohezionit ka pasur objektivat e veta për shumë vite. Ka rajone të periferisë evropiane që vuajnë nga ikja e njerëzve, ka rajone që po plaken. Kemi probleme urbane. Ka zona brenda qyteteve, madje edhe në qytete të mëdha, ku përjashtimi është i përhapur. I kemi të gjitha llojet e problemeve me të cilat duhet të merremi. Pra, nuk mund të përqendrohemi vetëm në mjedis. Sidoqoftë, nëse e marrim seriozisht Marrëveshjen e Gjelbër dhe e bëjmë tani, gjë që duhet bërë në Evropë, atëherë duhet domosdoshmërish të “gjelbërojmë” tërë buxhetin. Prandaj, politika e zakonshme e kohezionit, në raport me nivelin e rajoneve dhe zhvillimin e tyre, duhet ta ketë shumë parasysh anën moderne të kohezionit. Pra, nuk ka politika të vjetra dhe të reja. Politika e kohezionit do të bëhet më e gjelbër, më e digjitalizuar, do të përfshihen më shumë njerëz, nëse është e mundur. Duhet të modernizohet dhe po modernizohet, në fakt.

SASHA VAKULINA

Komisionere evropiane për kohezionin dhe reformat, Eliza Ferreira në Euronews për “Global Conversation”. Faleminderit për këtë intervistë.

ELIZA FERREIRA

Shumë faleminderit edhe ju për interesin.

 

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER