Brexit mund të jetë diçka e mirë për Europën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

ISABELLE KUMAR

Përshëndetje dhe mirë se erdhët në panelin tonë!

Veçanërisht kur Davos po afrohet drejt fundit dhe të gjithë po mendojnë për darkat apo festat dhe të gjitha këto, më vjen mirë që ndodheni këtu sepse është një diskutim shumë i rëndësishëm.

Në një botë ku intensiteti gjeopolitik është në rritje dhe ku multilateralizmit po i ngushtohet perimetri sa vjen e më shumë, Evropës duket sikur po i humbet kuptimi. Në skenën botërore ka mungesë interesimi. Për këtë foli edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Lejen këtu në Davos, e cila tha se do që Evropa të ketë përparësi. Foli edhe për nevojën e një komisioni gjeopolitik. Shumë fjalë, të cilave nuk ua dimë kuptimin e vërtetë. Po ju?

MIROSLAV LAJCAK

Uroj që po. Është e qartë që këto 5 vitet e fundit ishin të vështira. Bota ka ndryshuar, siç thatë edhe ju, multilateralizmi po sulmohet. Shohim që po ndodh një gërryerje lidhjesh te rregullat, te autoritetet dhe te marrëveshjet. Bashkimi Evropian në njëfarë mënyre ka munguar në këto procese. Arsyeja është sepse u gjendëm përpallë disa situatave që na kapën të papërgatitur; dyndja e emigrantëve në vitin 2015, BREXIT në vitin 2016, zgjedhja e presidentit Tramp dhe politikë-bërja e re në vitin 2017. Bëhet fjalë për ndryshime të mëdha dhe Evropa po përpiqet që të gjejë reagimin e duhur, prandaj nuk kishte një të tillë. Tani, me fillimin e komisionit të ri, të institucionit të ri, të gjithë e kuptojnë që  kjo nuk mund të vazhdojë më kështu sepse do të dukemi si pa lidhje me realitetin. Prandaj Komisioni e quan veten “gjeopolitik” dhe duhet të jemi më kategorikë, në aspektin pozitiv. Dhe për mendimin tim, i shërben edhe botës. Sepse Evropa luan një rol ndërkombëtar që nderon zotimet dhe respekton rregullat, beson te kontratat dhe te marrëveshjet, dhe mendon për të ardhmen.

ISABELLE KUMAR

Do të doja ta sqaronim pak këtë që tha Miroslavi, që Evropa respekton rregullat. A e ndihmon  kjo Evropën të jetë më konkurruese në tregun botëror?

EMMA MARCEGAGLIA

Së pari, jam dakord. Këto ditë në Davos ka pasur këndvështrime katastrofike dhe gjëra të tilla. Dua të them që mendoj se Evropa mbetet akoma vend i mirë për të jetuar dhe për të punuar.

Diku cilësia është më e ulët se në vendet e tjera të botës. Mirëqenia sociale është ende e mirë. Pra, kemi një shoqëri të qëndrueshme. Sigurisht, kemi akoma shumë probleme, por dua të nënvizoj dhe të mos e harrojmë se Evropa është akoma një vend i mirë për të qëndruar. Por, nëse shikoni rritjen e PBB-së (GDP-së) sonë, nuk është e mirë. Po flasim për vlera 1.2, 1.3 mbase në vitin 2021 do të jetë 1.4. Por është sa gjysma e rritjes në Shtetet e Bashkuara.

 ISABELLE KUMAR

Le të flasim pak në lidhje me SHBA-në. Ema përmendi se është një partner i paparashikueshëm, por a mund të ketë edhe pasoja pozitive? Sepse ka sjellë qëllime të njëtrajtësuara në Evropë, si të ngrihet në këmbët e veta. Dhe kjo pyetje është për z.Peka.

 PEKKA HAAVISTO

Faleminderit. Mendoj se Evropa di shumë mirë të mbijetojë. Kemi menduar shumë herë se ky do të ishte fundi i Bashkimit Evropian. Kemi hasur probleme të mëdha me euron si monedhë të përbashkët, por gjithmonë diçka ka ndodhur dhe kemi dalë më të suksesshëm. Kemi reaguar drejt ndaj kërcënimeve që kemi pasur. Ia dolëm me sukses gjatë presidencës sonë në krye të Bashkimit Evropian. Nëse analizojmë çështjet që jemi përballur asokohe, më e rëndësishmja ka qenë BREXIT. Të paktën në vendin tim, BREXIT ka shkaktuar mbështetje më të fortë për ekzistencën e Bashkimin Evropian. Tani edhe ata që më parë ngurronin, e shohin se sa e vështirë është të jetosh dhe sa marrëveshje të tjera apo të reja duhet të bësh nëse largohesh nga Bashkimi Evropian. Prandaj, ndoshta më mirë të rrish. Por natyrisht, marrëdhëniet transatlantike nuk janë të mira. Bëhet fjalë për mbrojtjen dhe shpesh ndiej se kemi humbur brezin që kishte përvojën e Luftës së Dytë Botërore ose të gjithçkaje që ndodhi pas saj. Jemi në një situatë të re me SHBA-në dhe duhet t’i bindim se bashkëpunimi me Evropën është i rëndësishëm dhe që kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është detyra jonë.

ISABELLE KUMAR

Dhe sigurisht, detyrë është. Uilliam Burns si një diplomat me eksperiencë mbi 30 vjeçare, ju mund ta shihni në retrospektivë sesi kanë përparuar marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e saj. Por marrëdhëniet SHBA-BE, mesa dimë, janë të paparashikueshme. Çfarë mendoni se do të ndodhë në vitin 2020?

WILLIAM BURNS

Epo, para së gjithash, është nder për mua të jem amerikani i vetëm në këtë panel evropian. Besoj shumë se SHBA-ja luan një rol të konsiderueshëm në Evropë, dhe se është e gatshme dhe e aftë të luajë një rol më bindës ndërkombëtar. Këtë e quaj pasuri, jo kërcënim. Edhe pse ndonjëherë duket si një veprim i panatyrshëm kur e thotë një amerikan, por mendoj se realiteti, ashtu siç kanë përshkruar tashmë kolegët e mi, është që po operojmë në një epokë të re në rend ndërkombëtar. Është një peizazh ndërkombëtar shumë më konkurrues dhe i ndërlikuar. Në këtë peizazh mendoj se partneriteti evropian-amerikan ka më shumë rëndësi se kurrë. Kjo nuk është e udhës ta thuash në Uashington, ku ka një qëndrim më të pavëmendshëm ndaj aleancave. Në të dy anët e Atlantikut përballemi me sfida të mëdha të qeverisjes vendore si mos funksionimi dhe polarizimi, që e bëjnë shumë më të vështirë marrjen e vendimeve. Në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump e ka përshpejtuar vendimmarrjen, por nuk i dha drejtim as qëndrimeve të shumë amerikanëve të shpërndarë në botë, prandaj duhet të përqendrohemi te modernizimi dhe zhvillimi në vend. Ju e shihni, e dini më mirë se unë, sot po ndodh e njëjta gjë në Evropë. Pra, nuk është një detyrë e lehtë për t’u kapërcyer. Është një tendencë e brendshme nga të dy anët e Atlantikut, por mendoj se do të jetë thelbësore nëse do të merremi me të gjitha transformimet masive në peizazh, për të cilat kemi folur këtu në Davos.

ISABELLE KUMAR

Mirë. Tani le të ndryshojmë temë dhe të flasim për çështjen e tregtisë. Duket se është krijuar një atmosferë më e këndshme midis Donald Trump dhe Ursula von de Lejen. A po i përmirëson kjo marrëdhënie tregtare? Apo Bashkimi Evropian vazhdon te jetë si i ndrydhur në mes të tensioneve midis Kinës dhe SHBA-së, dhe nuk mundet ta ngrejë zërin? Nuk e di se kush mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, mbase Ema.

EMMA MARCEGAGLIA

Së pari, duhet të kujtojmë se Evropa ka besuar gjithmonë fuqimisht në sistemin multilateral. Kjo është shumë e rëndësishme. Ursula von de Lejen e tha shumë qartë. Ende besojmë te sistemi multilateral. E duam Organizatën Botërore e Tregtisë të reformuar, që me siguri nuk funksionon, por ende besojmë, pasi nënshkruam rreth 40 Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me 70 vende në të gjithë botën. Kështu që, mendoj se Evropa për sa i përket Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, është akoma një lojtare e rëndësishme. Dhe se është shumë e rëndësishme që ky komision  do që të qëndrojë e tillë.

 PEKKA HAAVISTO

Mendoj se nëse shikoni retorikën e SHBA-së dhe Evropës, është shumë ndryshe duke marrë në konsideratë institucionet multilaterale dhe multilateralizmin. Evropa është një nga shtyllat e forta për të luftuar për marrëveshjet multilaterale.  Mendoj se veçanërisht për vende si yni, marrëveshjet e tregtisë së lirë janë shumë të rëndësishme. Po shtoj edhe diçka se ajo që po ndodh në Arktikë, ngaqë ne vijmë nga pjesa veriore e Evropës, është shumë e rëndësishme. E kam fjalën për mjedisin. Po ashtu edhe për sigurinë. Po ndodhin shumë gjëra siç është nisma “një zonë një rrugë”, por edhe të tjera. SHBA-ja po vëzhgon me shumë kujdes se çfarë bën Kina. Ne jemi pozitë të vështirë, ku në rastin më të keq, do të duhej të zgjidhnim o njërën, o tjetrën. Me të dyja duhet të lulëzojnë bashkëpunime, edhe me SHBA-në, edhe me Kinën.

 ISABELLE KUMAR

Duhet të zgjedhim o njërën, o tjetrën?

 MIROSLAV LAJCAK

Nuk ka nevojë të zgjedhim o njërën, o tjetrën. Por në fushën e tregtisë, Evropa është globalisht e rëndësishme. Ka vetëbesim. Dhe nëse është e nevojshme, tregohet edhe kategorike. Kjo dëshmohet qartë edhe në bisedimet tona tregtare me Shtetet e Bashkuara. Jemi një faktor që nuk mund të anashkalohet. I kemi bërë të gjitha të qarta në fushën e tarifave apo të masave kufizuese. Kemi edhe disa armë që mund t’i përdorim, por nuk është kjo ajo që duam. E kemi bërë të qartë se nuk do të rrimë duarkryq. Edhe Kina është një nga faktorët që Bashkimi Evropian e mirëkupton. Konkurrenca apo përballja globale midis saj dhe SHBA-së do të mbizotërojë mbi zhvillimin global në të ardhmen e afërt. Nuk duam të jemi një fushë marshimi apo terren për këto dy palë. Kështu që, e kuptojmë se për të mbrojtur interesin tonë global, duhet të kemi një pozicion shumë të qartë. I cili ndryshon nga pozicioni i SHBA-së, sepse për ne, Kina është një sfidë nga njëra anë, por nga ana tjetër ofron edhe shumë mundësi. Nuk është rastësi që Bashkimi Evropian do të ketë dy samite me Kinën këtë vit dhe e kemi miratuar strategjinë tonë për të vitin e kaluar. Kjo mund të jetë edhe çështje mbijetese që vjen si aktor gjeopolitik për ta rregulluar politikën tonë me Kinën dhe t’ua bëjmë shumë të qartë të gjithë partnerëve.

ISABELLE KUMAR

Dhe kjo do të thotë se mund të ketë përplasje me SHBA-në, por kjo është çështje më vete.

 MIROSLAV LAJCAK

Nëse tregohemi pasivë, të heshtur, do të na shohin si të padobishëm dhe do të jemi të detyruar të ndjekim politikën e SHBA-së për Kinën. Por siç e thashë, nuk është kjo politika që ndjek BE-ja me Kinën. Dhe prandaj duhet ta qartësojmë mirë pozicionin tonë.

 ISABELLE KUMAR

Deri në çfarë pike arrin ndikimi i SHBA-së në rolin strategjik të BE-së?

WILLIAM BURNS

Siç thashë, në teknologji apo në…

ISABELLE KUMAR

Në teknologji, por edhe ndoshta gjeopolitikisht sepse duket se pa SHBA-në si partnere, BE-ja është plotësisht e detyruar të ripërcaktojë gjithçka, që nga teknologjia deri në gjeopolitikë.

 WILLIAM BURNS

 E drejtë, por unë do ta argumentoja si rrugë me dy drejtime. Dhe siç u përpoqa të them që në fillim, mendoj se duhet të ketë një treg të ri në marrëdhëniet transatlantike. Nuk do të jetë identike me botën që njihnim gjatë Luftës së Ftohtë apo gjatë tremujorit të parë të shekullit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Do të duhet të ketë një ekuilibër të ri në marrëdhënien në të cilën, po e përsëris, edhe evropianët brenda NATO-s, por edhe vetë Bashkimi Evropian janë të gatshëm të marrin më shumë rreziqe, më shumë përgjegjësi, më shumë iniciativa që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme ta mirëpresin. Mendoj se kjo është si një recetë për suksesin e përcaktuar gjerësisht të asaj që lidh komunitetin transatlantik me të gjitha këto sfida të reja, që nga klima, te teknologjia dhe te konkurrenca gjeopolitike.

MIROSLAV LAJCAK

Dua të them që stili i administrimit të SHBA-së ka krijuar shumë mosmarrëveshje me Evropën, diçka me të cilën nuk jemi mësuar, por gjëja e mirë dhe efekti pozitiv është se Evropa e kupton që duhet të bëhet më e pavarur, më e emancipuar. Kemi jetuar për vite të tëra duke ndjekur përshtatshmërish udhëheqjen e SHBA-së sepse ndajmë të njëjtat vlera, qëllime e objektiva. Tani mund të kemi të njëjtin vlerësim situate kur bëhet fjalë për rolin e Iranit, për shembull, por kemi qëndrime të ndryshime për Marrëveshjen Bërthamore nëse është vërtet një mënyrë për ta zgjidhur problemin, apo jo. Të mësojmë të ngremë zërin…

 ISABELLE KUMAR

Të mësojmë të ngremë zërin,por për sa i përket kushteve të emancipimit, siç thatë edhe ju, ç’do të bëhet me mbrojtjen? Ursula von de Lejen tha këtu në Davos që Evropa duhet të zhvillojë fuqinë mbrojtëse. A realizohet kjo? A mund të zhvillohet Evropa si një fuqi shtrënguese ushtarake?

EMMA MARCEGAGLIA

Duhet ta bëjmë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, Është vetëm një ambicie, le të themi.

MIROSLAV LAJCAK

Unë e kam shumë të qartë. Mbrojtja jonë e vetme është NATO dhe nuk duhet të përpiqemi të ndërtojmë një strukturë paralele me të, nuk ka shanse, as për buxhetin e mbrojtjes, apo për hapat e përgjithshëm. Por duhet të forcojmë më shumë shtyllën evropiane nën mbrojtjen e NATO-s. I kuptoj miqtë tanë amerikanë se mund të nervozohen kur të lexojnë dy deklarata në lidhje me autonominë e mbrojtjes ose edhe Bashkimi Evropian…

ISABELLE KUMAR

Edhe anëtarët e Bashkimit Evropian bëhen nervozë për këtë.

MIROSLAV LAJCAK

Po, sepse kjo nuk është në rendin e ditës, nuk ka asgjë më shumë përtej deklaratave. Kemi diskutuar si të jemi më shumë koherentë, por në fakt, nuk ka dhe nuk do të ketë një Ushtri Evropiane.

 ISABELLE KUMAR

Mirë. Do të doja të ndryshonim thelbin e temave tani sepse koha po mbaron. Të shohim çështjen e klimës sepse kjo është gjëja më pozitive e kësaj reje shumë të errët, ta quajmë kështu. Evropa po përpiqet të marrë drejtimin me një trilion euro që parashikohet në planin e investimeve. Nga perspektiva e biznesit, Ema Marcegaglia, a mendoni se është e realizueshme? Mendoni se ka biznese që të mund të përthithin 1 trilion euro, për ta bërë të mundur?

Pastaj do të pyes dikë tjetër sa realiste është të zbatohet.

EMMA MARCEGAGLIA

Siç thashë, mendoj se kompanitë e kuptojnë këtë. Ka industri që janë më shumë të ekspozuara. Disa të tjera që janë më pak të ekspozuara. Por kemi nevojë për një qasje pragmatike. Për mendimin tim, kemi nevojë për një çmim karboni, por të jetë një çmim global. Dhe këtu i kthehemi rolit gjeopolitik të Evropës. Mendoj se Evropa duhet të përdorë aftësinë e saj për të bërë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë ose për të bërë tregti me pjesën tjetër të botës dhe për të vendosur standarde sepse duhet të jemi shumë të qartë. Evropa përfaqëson nëntë përqind të Misionit Global. Mund të bëjmë gjithçka, mund të shkojmë në 0, por nëse nuk kemi me vete pjesën tjetër të botës, nuk do ta fitojmë atë betejë. Prandaj duhet të bëjmë gjithçka, por mendoj se kemi nevojë për një lloj diplomacie klimatike, për shembull. Në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me të gjithë partnerët tanë duhet të vendosim standarde në çmimin e karbonit, të vëmë standarde për këto gjëra.

ISABELLE KUMAR

A do të mund të rifillonte një rritje në Bashkimin Evropian? Nëse neutraliteti i karbonit arrihet vërtet nën drejtimin e  Evropës,a mund të shërbejë kjo për të rikthyer konkurrencën në tregun evropian?

PEKKA HAAVISTO

Mendoj se është gjë e mirë dhe do të na sillte sektorë të rinj në industri dhe mundësi të reja. Jam plotësisht dakord që duhet të kemi një taksë dhe një çmim global për karbonin, taksa globale për fluturime etj., por nga diku duhet filluar. Shpesh kur thuhet “Le të fillojmë globalisht” nuk fillon kështu dhe gjithmonë marr si shembull Kaliforninë për çështjet e emetimit të makinave. Ishte një shtet amerikan që bëri legjislacionin e vet dhe nxiti të gjitha mundësitë në industrinë e makinave. Madje edhe “Toyota” reagoi shumë shpejt sepse atëherë industria evropiane vonoi të reagonte. Por mendoj se do të mjaftonte një vendim për të bërë ndryshimin. Prandaj, Evropa duhet dhe mund ta hedhë këtë hap realist drejt neutralitetit klimatik të 2050 dhe gjithashtu mund ta mbështesë industrinë evropiane në shumë mënyra.

 ISABELLE KUMAR

Mirë, na ka mbetur pak kohë, ndoshta për secili nga një minutë. Do të doja të na thoshit në përmbyllje një ide kyç. Në drejtim të industrive tuaja, të sferave tuaja të jetës, për sa i përket politikës, punëve, njerëzve që takoni, si mund të shprehet sërish Evropa,të shprehet më fort, në përballje me këta partnerë shumë të fortë si në klimë, në gjeopolitikë apo tregti? Do të doja të filloja me ju, Uill.

WILLIAM BURNS

Sigurisht. Mendoj se duhet të ngushtojmë hendekun midis ambicies dhe shpërndarjes dhe mendoj se është e rëndësishme të diskutojmë për emancipimin dhe llojet e tjera të kushteve për të krijuar një rol evropian më kategorik, por ka një hendek të madh midis asaj retorike dhe vendim marrjes së vështirë, qoftë në lidhje me klimën, me konkurrencën ekonomike, apo me sigurinë dhe mënyrën si organizohet mbrojtja.

 ISABELLE KUMAR

Mirë, Peka, ka hendek midis ambicies dhe shpërndarjes. Është pjesë e problemit të Evropës kjo gjë?

 PEKKA HAAVISTO

Natyrisht, është pjesë e problemit, por do të përmendja se sa të rëndësishme kanë qenë lëvizjet shoqërore dhe të qytetarëve në këto kushte. Dhe racionalisht mund të argumentojmë që kjo do të vonojë, që është e vështirë dhe që nuk mund ta përballojmë. Por kur ke përpara parlamentit 1.000 të rinj çdo të premte dhe kur e kalon atë turmë gjatë seancës parlamentare, dhe këta të rinj të kapin dorën dhe të pyesin, “Çfarë po bëni për të parandaluar ndryshimin e klimës?” dhe më pas kur i pyeta, “Po mësuesit juaj? Çfarë mendojnë ata kur ju vini këtu çdo të premte dhe nuk jeni në shkollë?” Në fillim, mësuesi kundërshtonte. “Jo, duhet të jesh në shkollë”, por fshehtas janë dakord, u pëlqen që je përsëri aktiv. Dhe një brez i ri është jashtëzakonisht aktiv për këtë çështje. Dhe ky është një realitet, një moment në vendin tonë, në kontinentin tonë, por edhe kontinente të tjera. Këta njerëz po bëjnë një ndryshim të madh në shoqërinë tonë.

 ISABELLE KUMAR

Ema Marcegaglia, a mendohet me qetësi e ardhmja e Evropës?

EMMA MARCEGAGLIA

Mendoj se vizioni i këtij komisioni për këtë marrëveshje të madhe të gjelbër është shumë e rëndësishme. Pra, vizioni është i rëndësishëm. Është një mënyrë të kemi përkrah edhe brezin e ri, me më shumë optimizëm. Kam shumë besim, por fjalët e fundit që tha Ursula von de Lejen, në një bisedë private me disa prej nesh ishte, “shpërndarje, shpërndarje”.

 ISABELLE KUMAR

Po, absolutisht. Shpërndarje edhe për ju?

 MIROSLAV LAJCAK

Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne në Evropë është që të bashkërendojmë veprimet tona, sepse Evropa ka më shumë ndikim kur vepron në unitet, kur frymëzon pjesën tjetër të botës, kur projekton fuqinë e butë dhe mendoj se qasja ndaj politikës së klimës është fillim i mirë.

 ISABELLE KUMAR

Në rregull, duket se ka unitet në këtë panel. Kuptova që të gjithë jeni dakord që Evropa të veprojë në unitet. Shumë faleminderit që ishit me nenë këtë diskutim. Faleminderit edhe ju të gjithëve që morët pjesë. Ju lutem, t’i falënderojmë së bashku folësit tanë.

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER