FMN parashikon “ngadalësimin” e rritjes ekonomike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SASHA VAKULINA

 Shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, është personi i parë në ekonominë e tregut në zhvillim që administron Fondin. Zyrtarja bullgare thotë se qëllimi i saj është të forcojë Fondin. Disa ditë para mbledhjes vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Kristalina Georgieva është këtu me ne në “Bashkëbisedimi Global”.

Zonja Georgieva, faleminderit që po më shoqëroni sot këtu!

KRISTALINA GEORGIEVA

Faleminderit për ftesën!

SASHA VAKULINA

Ju po merrni përsipër FMN-në në një kohë kur tensionet e tregtisë po përshkallëzohen dhe ekonomia globale po ngadalësohet. Së pari, sa domethënës është ky ngadalësim?

KRISTALINA GEORGIEVA

Brenda dy viteve bota ka lëvizur nga një përmirësim i sinkronizuar; me fjalë të tjera: nga një rritje e përshpejtuar në një ngadalësim të sinkronizuar. Parashikimet tona për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dëshmojnë se ky ngadalësim tashmë ka një ndikim në pjesën dërrmuese të botës. Është e rëndësishme të pranohet që rritja vazhdon, por jo me shpejtësinë e nevojshme për të përmbushur pritjet e njerëzve.

Kur shikojmë arsyet pse po ndodh ky ngadalësim, duhet të pranojmë që tensionet tregtare kanë  ndikimin e tyre. Në fakt, stafi i FMN-së ka përllogaritur ndikimin e përgjithshëm të tensioneve tregtare dhe ka paraqitur një shifër mjaft domethënëse: deri në vitin 2020 shifra do të ishte më pak se 0.8% e PBB-së, që do të thotë se do të humbnin 700 miliardë dollarë për shkak të ndikimit të tarifave, si dhe të humbjes së besimit. Kjo është edhe më e rëndësishme se vetë tarifat më lidhje me ngadalësimin e rritjes globale.

SASHA VAKULINA

Si ndikojnë tensionet e tanishme midis SHBA-së  dhe Kinës në Evropë? Cili është vlerësimi juaj për tensionet tregtare midis SHBA-së  dhe BE-së?

KRISTALINA GEORGIEVA

Ekziston një rritje e përshkallëzimit të tarifave të shpallura ose tashmë të zbatuara dhe kjo po i sjell zhvillimit një pengesë. Njëkohësisht shqetësohemi kryesisht që detyrat e shpallura ose të zbatuara janë të këqija jo vetëm për rritjen, por edhe për mjedisin e përgjithshëm të pasigurisë. Këtu duhet të shtojmë pasigurinë nga BREXIT-i, pasiguria që vjen nga tensionet gjeopolitike në shumë pjesë të botës. Në këtë mjedis të pasigurisë, qëndrimi i shumë investitorëve është të presin dhe të shohin.

Deri më tani, ngadalësimi ka qenë më i dukshëm në aktivitetet  prodhuese, por ka shumë të ngjarë që nëse pasiguria vazhdon të mbizotërojë, dhe këtu theksoj se jo vetëm tregtia shkakton pasiguri, mund ta shohim përhapjen e kësaj pasigurie edhe në konsum. Pra, duke tundur flamurin ne themi: “Pa prit një minutë, duhet të mendojmë të arrijmë një vend më të mirë për zhvillim të qëndrueshëm.

Tregtia është e mirë për rritje, e mirë për punë dhe më e rëndësishmja, e mirë për uljen e varfërisë. Një fakt që nuk përmendet shpesh është se personat më të prekur janë familjet me të ardhura të ulëta, sepse mallrat që ata blejnë kanë tendencë të jenë më të shtrenjta nëse nuk ka tregti të lirë në botë.

SASHA VAKULINA

Zonja Georgieva, cilat janë sfidat dhe kërcënimet kryesore në Evropë?

KRISTALINA GEORGIEVA

Ajo që shohim në Evropë është pothuajse e njëjtë me atë që shohim në ekonomitë e tjera të përparuara. Konkretisht, rritje e ngadaltë, inflacion nën objektiv dhe në të njëjtën kohë mjeti i politikës monetare që po përdoret gjerësisht. Në këtë mjedis, ku nuk ka hapësirë  të madhe për politika lehtësuese, megjithëse po përdoren disa të tilla, ne i nxisim vendet që të përqendrohen më shumë në mjetet e tjera që kanë për t’i kushtuar më shumë vëmendje zhvillimit.

Nga pikëpamja e taksave, disa nga ekonomitë e Evropës kanë më shumë hapësirë fiskale, siç janë Gjermania, ose Holanda. Ata mund të përgatiten ta zhvillojnë këtë hapësirë ose si në rastin e Holandës që tashmë kanë ndërmarrë hapa për ta zhvilluar.

Fusha më e vështirë por edhe e dëshirueshme e reformës është ajo strukturore. Automatizimi, evolucioni shumë i shpejtë i teknologjive digjitale, inteligjenca artificiale, të gjitha sjellin kërkesa të reja për vendet. Prandaj, reforma e tregut të punës, duke investuar në aftësitë e nesërme në kapitalin njerëzor të Evropës, mund dhe duhet të jetë fokusi i politikë-bërësve, në mënyrë që Evropa të bëhet më konkurruese në të ardhmen.

SASHA VAKULINA

Përveç tensioneve tregtare, mbrojtjes së industrive vendase, BREXIT-it në Evropë, cilave kërcënime duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje? Cila është mina tjetër me sahat?

KRISTALINA GEORGIEVA

Nëse duhet të them se nga çfarë duhet të kemi kujdes, do të ishte rreziku i ndryshimit të klimës. Kemi parë sesi ekonomitë mund të ndikohen në mënyrë dramatike nga fuqia e natyrës, dhe duhet të përgatitemi për ngjarje më të forta. Për më tepër, ne  jemi më të prekshëm ndaj terrorizmit. Duhet të jemi më të përgatitur për ndryshime dhe situata të papritura, të ndërtojmë ekonomi më të shkathëta dhe lehtësisht më të përshtatshme. Dhe gjithashtu të investojmë në qëndrueshmëri për të ardhmen.

SASHA VAKULINA

Drejtoreshë menaxhimi, Kristalina Georgieva, faleminderit shumë për këtë intervistë!

KRISTALINA GEORGIEVA

Faleminderit ju!

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER